Kollçaku e VV-së: Nuk duam asgjë më tepër se sa ajo që e meritojmë

Aktuale

Kollçaku e VV-së: Nuk duam asgjë më tepër se sa ajo që e meritojmë

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 17:13
Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollcaku

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollcaku, ka thënë se e gëzon fakti që në mbledhjen e fundit të Këshillit të Përgjithshëm tre nga pesë kandidatët për anëtarë të Kryesisë u zgjodhën gra.

“Një ndër kriteret më të rëndësishëm për demokratizim të mirëfilltë të një subjekti politik është barazia gjinore”, ka thënë Mulhaxha.

“Dje, në Këshill të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE! u votua për 5 anëtarë të Kryesisë”.

“Nga 13 kandidatë të propozuar, me shumicë votash u zgjodhën 3 gra dhe 2 burra. Më gëzoi ky fakt. Ne nuk duam asgjë më tepër se sa ajo që e meritojmë. E kaluara është dëshmi për këtë dhe udhërrëfyes për të ardhmen tonë të përbashkët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat