Serbët edhe një kusht për dialogun me Kosovën, juristi paralajmëron pushtetarët

Aktuale

Serbët edhe një kusht për dialogun me Kosovën, juristi paralajmëron pushtetarët

H.Orana Nga H.Orana Më 12 shkurt 2018 Në ora: 17:03
Pamje nga takimi ne Bruksel

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri për Komunitete e Kthim Dalibor Jevtiq, ka thënë se formim i Asociacionit të Komunave serbe është vendimtar për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Ky dialog është ndërprerë pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit dhe ende nuk ka vazhduar, ndonëse zyrtarë nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se dialogu mund të vazhdoj shpejtë.

Megjithatë, njohësi i çështjeve juridike, Muhamet Kelmendi thotë se çështja e asociacionit është një ndër vështirësitë më të mëdha nëpër të cilën po kalon Republika e Kosovës.

Image
Muhamet Kelmendi

Sipas tij, është kjo çështjeve vdekjeprurëse për Kosovën.

“Por, natyrisht se pushteti në Kosovë nuk duhet kurrsesi të pranon asnjë lloj kushti të shtetit serb. Minoriteti serb duhet të kuptoj se jeton në një shtet që nuk është serb. Kjo sa më shpejt të kuptohet është më mirë edhe për ta”, thotë Kelmendi për “Bota sot”.

Sipas tij, Serbia ka punë që duhet kryer ndaj Kosovës.

“Së pari, gjetjen e të mbeturave edhe të 1600 shqiptarëve; Së dyti, përgjegjësinë për dhunen dhe terrorin serbomadh; Së treti, kompensimin e dëmit material dhe atij moral; dhe se katërti, heqje dorë nga pretendimet territoriale mbi Kosovën. Këto janë kushtet që duhet shteti serb të permbush për teë shkuar kah njohja reciproke e shteteve. Në të kundërtën, çdo gjë tjetër, jashtë tyre është e parealizueshme”, thekson Kelmendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat