Veseli: Shteti i Kosovës arritje e përpjekjeve shekullore për pavarësi

Aktuale

Veseli: Shteti i Kosovës arritje e përpjekjeve shekullore për pavarësi

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 15:08
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ka marrë pjesë në hapjen e ekspozitës ‘Rrënjet e Shtetit’ e cila është hapur për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në sheshin ‘Nënë Tereza’.

Me këtë rast, Veseli ka thënë se shteti i Kosovës është arritje e përpjekjeve shekullore për liri e pavarësi.

“Secila gjeneratë ka dhënë shumë për vendin tonë, për lirinë që e gëzojmë. Ekspozita “Rrënjët e Shtetit”, e hapur për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, përmbledh vetëm disa momente historie të rrugëtimit tonë për liri dhe pavarësi, si dhe jehonën që ato kishin në mediat ndërkombëtare”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat