Thaçi flet për idenë e shkëmbimit të territoreve me Serbinë

Aktuale

Thaçi flet për idenë e shkëmbimit të territoreve me Serbinë

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 15:07
Hashim Thaçi dhe Borut Pahor

(E plotësuar) - Pas dhjetë viteve të pavarësisë, po ndërtojmë një Kosove të re, evropiane, zhvillimore, me fqinjësi të mirë dhe me perspektivë të sigurte euroatlantike, pohoi presidenti i vendit Hashim Thaçi, pas takimit me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.

Thaçi falënderoi presidentin  Pahor, të ciline quan mik të Kosovës,  për vizitën që po i bënë vendit tonë në prag të 10 vjetorit të pavarësisë.  Ndërsa tha se Kosova do të jetë gjithmonë mirënjohëse shtetit slloven, për përkrahjen dhënë Kosovës, me të cilën  tha se ka marrëdhënie të shkëlqyera. Ai tha se ndihet mirë që në Kosovë ka shumë investitorë slloven, por bëri thirrje që kompanitë sllovene të investojnë dhe më tutje në Kosovë, pasi që është krijuar një klimë e mirë atraktive  dhe inkurajuese për investitorët ndërkombëtar. Thaçi po ashtu foli dhe për demarkacionin me Malin e Zi, për të cilin tha se po punohet, që kjo çështje të përmbyllet sa më shpejtë.

Thaçi: Po ndërtojmë një Kosovë evropiane, demarkacioni shpresoj të kryhet shpejtë

“Sa i përket çështjes së demarkacionit, që e diskutuam dhe më herët, ajo problematikë i takon Kosovës. Marrëveshja është e drejtë. Mes Kosovës dhe Malit të zi, raportet tona janë të interesit të përbashkët, janë të shkëlqyera, janë strategjike. Dhe me Serbinë që t’i implementojmë në tërësi marrëveshjet në Bruksel dhe gjatë këtij viti të arrijmë marrëveshjen tjetër  historike, atë përfundimtare, që nënkuptont normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe pajtim mes dy vendeve tona si parakusht për integrim evropian. Ne do të vazhdojmë të jemi pjesë aktive në luftën kundër terrorizmit dhe gjithë ekstremizmave. Sfidat tona që do të përballemi, do t’i kalojmë bashkërisht me frymën evropiane. E kemi  mirëpritur strategjinë e z. Junker për vendet e Ballkanit Perëndimor. Natyrisht  Kosova ka pritur pak më tepër qartësi. Por dhe Kosova do t’i kryejë  obligimet e veta sa i përket çështje s së demarkacionit në një kohë të shkurtë. Shpresoj në këtë drejtim, jemi duke punuar intenzivisht dhe sa i përket themelimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe.  Pas dhjetë viteve të pavarësisë, po ndërtojmë një Kosovë të re, një Kosovë evropiane. Një Kosovë zhvillimore, me fqinjësi të mirë, me perspektivë të sigurtë euroatlantike. Mbështetja sllovene është jetike për ne dhe jemi shumë mirënjohës për angazhimin tuja personal”, tha ai.

Thaçi po ashtu foli dhe për strategjinë e zgjerimit të BE-së,  nga e cila tha se Kosova ka pritur më tepër qartësi, por se Kosova  me durim do të punojë shumë në implementimin e të gjitha kritereve të kërkuara nga BE.  Ndërsa pohoi se Kosova ka bashkëpunim të shkëlqyer dhe me pesë vendet e BE-së, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, nga të cilat pritet vetëm akti formal i njohjeve.

Ndërsa i pyetur se a është opsion real ndarja apo këmbimi i territoreve, ashtu siç është raportuar në media, ai tha se debatet e tilla janë të kota.

Image

Thaçi: Debate të kota në prag të shënjimit të pavarësisë

“Kosova ka integritetin e vet territorial të paprekshëm, është unik i njohur dhe pranuar ndërkombëtarisht. Janë shqetësuese debatet në prag të dhjetorit të pavarësisë,  për gjëra të kota te tejkaluara, për mua të vdekura. Sepse Ka pasur më herët ide për ndarje, për shkëmbime madje ka pasur dhe prej liderëve të Kosovës të deklaruara publikisht për shkëmbim. Mirëpo unë gjithmonë kam qenë i qartë. Respektimi i integritetit territorial është krucial për të ardhmen e Kosovës. Ide të tilla nuk i sjellin të mirë as vendit, as paqes e stabilitetit në rajon. Idetë e tilla nuk janë të institucioneve të Kosovës. Edhe lakimi i emrit tim në këtë problematikë nuk është i rastësishëm. Unë i kuptoj sponsorizuarit e kësaj ideje. Por përgjigjja ime është e qartë. Bibël dhe Kuran për mua, është deklaratat e pavarësisë së Kosovës, jo spekulimet dy javë më herët të Spotnikut, e pastaj të përkthyera e të transme tuara gabimisht në mediume të caktuara kudo që ato paraqiten”, tha ai.

Ndërsa tha se edhe pretendimet për të involvuar Shqipërinë, në këto ide  janë të kota, pasi që Kosova është vend sovran dhe vendos vet për vetveten.

Ndërkaq presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor tha se presin që Kosova së shpejti ta ratifikojë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Pahor: Presim ratifikimin e demarkacionit

“Ne presim që Kosova do ta ratifikojë marrëveshjen dypalëshe mes Kosovës dhe Malit të Zi, dhe duhet ta respektojë marrëveshjen e arritur në Bruksel, mes Beogradit dhe Prishtinës. Po ashtu sa ai përket formimit të komunave serbe, edhe këtë ta përfundojë. Në rrethana që ne do t’i vlerësojmë si të besueshme, do të krijojmë idenë se zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor është më i lehtë dhe më i suksesshëm”, tha ai.

Pahor foli edhe për bashkëpunimin mes dy vendeve, duke theksuar se ky bashkëpunim i shkëlqyer do të thellohet dhe më tej. Ndërsa  kërkoi dhe nga Kosova që ti respektojë marrëveshjet e arritura në Bruksel, e në veçanti atë për themelimin e komunave të reja serbe.

Pahor: Kosova t’i respektojë marrëveshjet

“Nëse dhe më tej do t’i drejtoj bisedat e sinqerta me Beogradin dhe t’i respektojë marrëveshjet e lidhura, do t’i plotësojë kushtet, nëse më tej do të drejtojë biseda dhe do të respektojë marrëveshjet, s’kemi asnjë paragjykim të mbështesim Kosovën. Ne jemi të gatshëm si mik i Kosovës, që  t’i bindim shtetet e BE-së, pesë shtetet e që s’e kanë njohur, ta njohin pavarësinë e Kosovës dhe të kontribuojnë që Serbia, Mali i Zi, Kosova dhe së fundi dhe Maqedonia e Bosnja të kenë perspektivë në këtë zgjerim  dhe njerëzit të mos ia kthejnë shpinën BE-së, dhe të kërkojnë zgjidhje tjera për ëndrrat e tyre.  Sllovenia është e gatshme të bëjë këtë punë. Por presim që të gjitha palët e përfshira të  tregojnë vullnetin politik dhe të respektojnë marrëveshjet. Kjo vlen dhe për Kosovën. Sinqerisht edhe presidentit Thaçi i thash.  Ne presim t’i respektojë marrëveshjen e Brukselit. Në veçanti për formimin e asociacionit të komunave serbe dhe të bëhet ratifikimi i kufirit në Parlamentin e  Kosovës”, tha ai.

Presidenti slloven: Strategjia për zgjerimin e BE-së, ka paqartësi dhe të pathëna

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor ka folur rreth marrëdhënieve që ka shteti i tij me Kosovën. Ai theks të veçantë i ka dhënë investimeve dhe biznesit.

Pahor ka paralajmëruar një takim ët afaristëve sllovenë dhe ministrit të Jashtëm.

Ndërsa, ai ka folur rreth Samitit Brdo-Brioni i cili do të mbahet në Shkup në muajin prill. Aty pritet të diskutohet rreth çështjes së Maqedonisë dhe Greqisë, si dhe për strategjinë për zgjerimin e Bashkimit Evropian.

Sa i përket kësaj strategjie, Pahor ka thënë se me presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, pajtohet se ka paqartësi dhe të pathëna të rëndësishme.

” Në fund të prillit në Shkup do të mbahet Samiti dhe tani kemi shancë të vëmë një pikë jo vetëm për t`i ndihmuar Maqedonisë dhe Greqisë lidhur me emrin, por do të kemi forcë e guxim të duhur për t`i mbështetur qëndrimet që të kërkojmë zgjidhje për problemet dypalëshe. Në këtë mënyrë përgjigjemi në dilemën që lind në draftin e ri të strategjisë së BE-së lidhur me zgjerimin e saj. Kemi qëndrim të ndryshëm lidhur me këtë çështje. Parimisht kjo strategji është e mirë, kryetari mendon se ajo është e dobët por të dy e kemi një theks të njëjtë se në të ka aq paqartësi dhe të pathëna të rëndësishme, por për atë do të punojmë në Shkup në fund të muajit prill”, ka thënë ai.

Ai ka komentuar çështjen e Asociacionit të Komunave Serbe, për të cilën ka thënë se duhet të formohet. Këto komente, Pahor i bëri gjatë një konference për media pas takimit me presidentin Thaçi.

Thaçi pas takimit me Presidentin Slloven: Kosova do t’i kaloi të gjitha sfidat

Presidenti i Kosovës ka pritur në takim homologun e tij Slloven, Borut Pahor.

Pas takimit Presidenti Thaçi ka thënë se Kosova është e njohur nga 150 shtete, është anëtarësuar në shumë organizata.

“Të punojmë me Serbinë që t`i implementojmë të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel. Gjatë këtij viti të arrijmë marrëveshjen përfundimtare mes dy vendeve si parakusht për integrime evropiane. Do të vazhdojmë luftën tonë kundër ekstremizmit”, ka thënë Thaçi.

Më tej, i pari i shtetit shtoi se Kosova do t’i kaloi të gjitha sfidat. Sipas tij, sa i përket demarkacionit janë duke punuar intensivisht që kjo çështje të përfundojë.

“Sfidat do t`i kalojmë Kosova ka pritur pak më tepër qartësi por Kosova do t`i kryejë obligimet e veta sa i përket demarkacionit, jemi duke punuar intensivisht në këtë drejtim, si dhe për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Mbështetja sllovene është jetike” ka thënë ai.

Ndryshe, Thaçi ka pritur më herët me ceremoni shtetërore Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.

Presidenti slloven arrin në Kosovë, pritet me nderime shtetërore

 Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, është pritur me nderime shtetërore nga Garda Ceremoniale e Kosovës.

Presidenti slloven është pritur nga homologu i tij kosovar, Hashim Thaçi.

Pahor është në Kosovë për një vizitë shtetërore, e cila realizohet në prag të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Image

Pritje shtetërore për presidentin slloven (Drejtpërdrejt)

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po pret homologun e tij nga Sllovenia Borut Pahor.

Për të është organizuar një pritje shtetërore. Pas pritjes do të ketë një takim në mes dy delegacioneve dhe pastaj dy presidentët do të mbajnë një konferencë për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat