Deputeti i Vetëvendosjes që e kishte hequr flamurin te rrethi në Prishtinë

Aktuale

Deputeti i Vetëvendosjes që e kishte hequr flamurin te rrethi në Prishtinë

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 11:31
Salih Zyba

Ditëve të fundit është bërë temë qendrore çështja e flamurit në hyrje të Prishtinës, ku aktualisht po qëndron flamuri kombëtar.

Pikërisht për këtë është marrë një iniciativë në rrjetet sociale, duke kërkuar nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, që për 10-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, aty ta vendosë flamurin e shtetit.

Megjithatë, Ahmeti kishte  thënë se nuk është përgjegjësi e komunës që ta bëjë një gjë të tillë, pasi nuk është e përcaktuar me protokoll.

Por cila është historia e heqjes së flamurit shtetëror në hyrje të Prishtinës?

Para se të vendosej flamuri kombëtar në hyrje të Prishtinës, në po të njëjtën shtyllë ishte i vendosur flamuri shtetëror i Republikës së Kosovës.

Ishte Salih Zyba, akuzohej se e kishte hequr flamurin në hyrje të Prishtinës.

Zyba ka qenë drejtor në Komunën e Prishtinës në qeverisjen Ahmeti, dhe aktualisht është deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.

Për këtë veprim, ndaj ish-drejtorit të Komunës së Prishtinës, Prokuroria Themelore e Prishtinës në vitin 2016 kishte ngritur aktakuzë “për asgjësim, ose dëmtim të pasurisë”. Por, lënda pak muaj më vonë ishte mbyllur.

Flamuri i Kosovës i vendosur në sheshin “Idriz Seferi”, në hyrje të Prishtinës, ishte larguar mesnatën e 27 nëntorit 2013, duke e zëvendësuar me atë kombëtar.

Nga ana tjetër, së fundi kryetari Shpend Ahmeti ka thënë se flamurin kombëtar në hyrje të Prishtinës nuk e di se kush e ka vendosur, Gazeta Express.

Madje, ka shtuar se flamuri në këtë rreth nuk është vendosur asnjëherë nga komuna.

Në aktakuzën e ngritur ndaj deputetit Zyba, Prokuroria pretendonte se në natën kur flamuri i Kosovës, i vendosur te rrethi qysh në Shpalljen e Pavarësisë më 17 shkurt 2008, ky simbol shtetëror ishte lënë në tokë, pasi ishte zëvendësuar me flamurin kuqezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat