Kryeministri i Malit të Zi të mërkurën në Prishtinë

Aktuale

Kryeministri i Malit të Zi të mërkurën në Prishtinë

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 11:03
Dushko Markoviq

Vizita e kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markoviq e cila ishte planifikuar të zhvillohej më 6 shkurt, u shty.

Shkaku i shtyrjes së vizitës, ishte se kryeministri malazez nuk mundi të udhëtonte për në Kosovë për shkak të mjegullës që kishte atë ditë në Aeroportin e Prishtinës.

Mirëpo kjo vizitë pritet të zhvillohet këtë të mërkurë më 14 shkurt.

Kështu ka bërë të ditur Gazmend Abrashi , këshilltari i kryeministrit Haradinaj.

“Më 14 shkurt në orën 16:00 kryeministri i i Malit të Zi, Dushko Markoviq do të mbërrij në Aeroportin e Prishtinës.”, ka thënë Abrashi, duke shtuar se vizita e tij do të jetë një ditore.

Vizita e parë e Markoviqit në Kosovë, siç ishte njoftuar më parë nga qeveria, është dashur të jetë një mundësi “për të thelluar më tej bashkëpunimin në marrëdhëniet dypalëshe midis vendeve mike, duke përcaktuar aktivitete dhe projekte të përbashkëta që priten të realizohen në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat