Pacolli i përgjigjet zv/kancelarit austriak: Iniciativat e tilla, mund të sjellin gjakderdhje

Aktuale

Pacolli i përgjigjet zv/kancelarit austriak: Iniciativat e tilla, mund të sjellin gjakderdhje

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 20:42
Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës dhe njëherësh, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar për deklaratat e zëvendës kancelarit të Austrisë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Pacolli ka thënë se deklaratat e tilla janë të pamatura dhe nuk kontribuojnë në zgjidhjen e asnjë situate të acaruar në Kosovë.

Duke falënderuar Austrinë për kontributin e dhënë në Kosovë dhe rajon, Pacolli thotë se ne kundërshtojmë fuqishëm deklaratën e tij, duke cilësuar se ajo është dhënë pa e njohur mirë situatën reale në Kosove

Ky është postimi i tij:

Deklaratat sikurse kjo e zv.kancelarit te Austrise jane te pamatura dhe nuk kontribuojne ne zgjidhjen e asnje situate te acaruar ne Kosove.

Ne falenderojme Austrine per kontributin e madh qe ka dhene ne Kosove dhe rajon por kundershtojme fuqishem deklaraten e zvkancelarit duke konsideruar se ajo deklarate eshte dhene pa e njohur mire situaten reale ne Kosove.

Cdo iniciative e kesaj natyre mund ta hape “kutine e pandores” dhe mund te krijoje situata qe sjellin gjakderdhje.

Kosova ka shpallur pavaresine e vet dhe eshte njohur nga shumica e shteteve te botes, andaj fokusi i te gjitheve duhet te jete lufta kunder krimit te organizuar dhe siguria e mireqenia e te gjithe qytetareve ne veri te Kosoves.

Serbia duhet te heqe dore nga financimi i grupeve kriminale te serbeve ne ate pjese dhe bashkesia nderkombetare duhet ta ushtroje presionin e vet ne kete drejtim.

Institucionet e Kosoves kane kapacitetin e duhur qe te vendosin rend dhe ligj ne veri te vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat