Milaim Zeka: Rroga e deputetit është e vogël, s’më del as për kafe

Aktuale

Milaim Zeka: Rroga e deputetit është e vogël, s’më del as për kafe

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 19:59
Milaim Zeka

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, i cili akuzohet nga Prokuroria e Shtetit për mashtrim, ankohet se rroga e tij prej deputeti në Kuvendin e Kosovës është shumë e ulët.

Për deputetin e Nismës Socialdemokrate, jeta është e shtrenjtë dhe për këtë ai thotë se paga prej 1 mijë e 700 eurove në muaj që e merr nga puna e tij në Kuvendin e Kosovës, nuk i del për të mbuluar shpenzimet e jetesës.

“Ata që mendojnë… jeta është shumë e shtrenjtë. Unë mendoj se e kam rrogën shumë të ulët”, deklaroi Zeka, teksa intervistohej në televizionin RTV Dukagjini të enjtën.

Madje justifikimin për “pagën e vogël dhe shpenzimet e mëdha”, Zeka e gjen tek kafet që paguan për qytetarët për çdo ditë.

“Është shumë pak, sepse unë… unë mesatarisht në ditë paguaj 20 euro vetëm kafe, me qytetarët që vijnë me më taku; mesatarisht 20 euro”, tha Zeka, teksa ankohej për pagat e ulëta të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Por, deputeti i Nismës Socialdemokrate është i akuzuar për mashtrim dhe krim të organizuar nga Prokuroria e Shtetit. Po ashtu, shteti ia kishte sekuestruar tri banesa të blera Milaim Zekës në njërin prej komplekseve më ekskluzive në Prishtinë, në nëntor të vitit të kaluar.

Paratë për blerjen e këtyre banesave kompleksin afarist-banesor Nartel Center në lagjen Lakrishte në Prishtinë, dyshohet se kanë prejardhje nga mashtrimi që Milaim Zeka dhe partneri i tij, Ilir Krasniqi u kanë bërë 920 kosovarëve me viza pune në Gjermani.

Zekës, që ankohet për pagën e ulët që merr si deputet, dyshohet se tri banesat që i kishte blerë brenda pesë muajve i kishin kushtuar 153 mijë e 901 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat