Hoxhaj: Ndarja dhe ndryshimi i kufijve, kampanjë e Serbisë kundër Kosovës

Aktuale

Hoxhaj: Ndarja dhe ndryshimi i kufijve, kampanjë e Serbisë kundër Kosovës

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 19:32
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Serbia ka intensifikuar agjendën e saj kundër Kosovës në prag të dhjetë vjetorit të pavarësisë.

Madje ai ka thënë se lajmet për ndarje territori apo ndryshim kufijsh janë kampanjë kundër Kosovës dhe të ardhmes Euro-Atlantike të rajonit.

“Serbia po intensifikon agjendën me propaganda dhe sulme kundër Kosovës në cep të dhjetë vjetorit të pavarësisë”.

“Lajmet e rreme dhe kërcënimet e ndryshme rreth ndarjes së territorit dhe ndryshimit të kufijve janë kampanjë sistematike kundër Kosovës dhe të ardhmes Euro-Atlantike të rajonit”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat