Këta janë anëtarët e ri të kryesisë së VV-së, që do t’i zëvendësojnë anëtarët e dorëhequr

Aktuale

Këta janë anëtarët e ri të kryesisë së VV-së, që do t’i zëvendësojnë anëtarët e dorëhequr

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 17:20
Albin Kurti

Arben Vitia, Mytaher Haskuka, Fitore Pacolli, Vlora Haxhimehmedi, Tinka Kurti do të jenë anëtarët e ri të kryesisë së VV-së, të cilët do t’i zëvendësojnë anëtarët tashmë të dorëhequr nga të gjitha pozitat drejtuese në VV.

Kohë më parë nga Lëvizja Vetëvendosje kanë dhënë dorëheqje prej të gjitha pozitave drejtuese emra të njohur në këtë parti, si Visar Ymeri, Aida Dërguti, Shqipe Pantina, Qëndron Kastrati, Donika Kadaj-Bujupi, Dardan Sejdiu, Ylli Hoxha, Fisnik Ismaili, etj.

Ky grup, pritet që shumë shpejt të formojë një grup parlamentar të ndarë nga Vetëvendosje, me më së paku dhjetë deputetë, e më pas edhe një subjekt të ri politik, socialdemokrat.

Vetëvendosje, me këtë rast nga partia e parë për nga numri i deputetëve në Kuvendin e Kosovës, do të dalë tek e treta, pas LDK-së dhe PDK-së.

Gjithashtu, partia e Kurtit, nga tri komuna që i kishte fituar në zgjedhjet e fundit parlamentare, do të humb qeverisjen në kryeqytet dhe në Kamenicë, për t’u mjaftuar vetëm me Prizrenin e Mytaher Haskukës.

E gjithë kjo situatë në Vetëvendosje kishte ardhur pas publikimit të disa fotografive me bisedat e zhvilluara në një grup, e në të cilën ishin përdorur edhe fjalë fyese ndaj Albin Kurtit, tashmë kryetar i VV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat