“Ata që nuk po respektojnë simbolet e Kosovës, po bëjnë shkelje të Kushtetutës”

Aktuale

“Ata që nuk po respektojnë simbolet e Kosovës, po bëjnë shkelje të Kushtetutës”

H.Orana Nga H.Orana Më 11 shkurt 2018 Në ora: 16:33
Flamuri i Kosovës

Në prag të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, në komunën e Prishtinës po diskutohet nëse duhet të vendoset flamuri i Kosovës në Prishtinë tek rrethi apo jo. Derisa kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti nuk po e merr një vendim të tillë, Sokol Havolli nga LDK-ja i ka dhënë ultimatum Ahmetit që të vendos flamurin e Kosovës tek rrethi deri të hënën në orën 15.00, ose në të kundërtënd të kërkoj përsëri nënshkrimet e anëtarëve të Kuvendit Komunal të Prishtinës për seancë të jashtëzakonshme.

Njohësi i çështjeve politike Leon Duhanaj, thotë se lufta e pashpallur zyrtarisht ndaj simboleve të shtetit të Kosovës, nuk është tjetër pos lufta ndaj projektit për Kosovës shtet të pavarur dhe sovran. Projekt i cili ishte nisë në vitet e nëntëdhjeta dhe ishte udhëhequr nga Presidenti Rugova.

Image
Leon Duhanaj

“Qëllimi final është që Kosova të dështoj. Shqiptarët të orientohen kah lindja dhe Aleanca Perendimore ta humbë durimin me ne, duke na lënë në fatin e mëshirës, njëjtën si herave tjera përgjatë historisë, ku territoret shqiptare do te ndahen serish, pjesa e mbetur të ndikohet nga neootomanizmi dhe pansllavizmi. Përderisa përgjegjësinë për këtë ta kërkojnë tek Europa "kurva" siç është edhe zakoni”, thekson Duhanaj.

Ai thotë më tutje se kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, po tregohet pa ide dhe dinjitet personal, duke u munduar kot, të bëj një shpagatë me Albinit dhe LVV- je dhe grupit të deputetëve të larguar.

“Kjo jo vetëm që është e kotë, por edhe e pamoralshme politikisht, sepse dihet mirëfilli se si qëndron me poziten e tij ne VV. Flamuri dhe simbolet e shtetit, duhet respektuar. Ata që nuk e bëjnë këtë, bëjnë shkelje të ligjeve dhe Kushtetutës”, vlerëson Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat