Nuk mund të ketë këmbim territoresh, komandant Remi tregon arsyen

Aktuale

Nuk mund të ketë këmbim territoresh, komandant Remi tregon arsyen

Nga: P.R Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 15:12
Harta e postuar nga Rrustem Mustafa

Rrustem Mustafa, i njohur si Komandant Remi, përmes një postimi në facebook, ka dalë kundër idesë për shkëmbim territoresh me Serbinë.

 “Nuk mund të bëhen këmbim territoresh ! Për kohët që po vinë ne Gadishullin (Ballkanik) Ilirik nuk do të jetë domosdo saktësimi i vijave gjeografike.
Vendi ynë, kufizohet me vende ku në të kaluaren rreth e përqark jetojnë shqiptarët. Duke qenë kështu idet e menduara si këmbim territoresh nuk mundë të funksionojnë. Ne nuk mundemi të këmbejmë territor me territore ku në të kaluaren kanë qenë territore shqiptare”, ka shkruar Mustafa, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat