BSPK kërkojnë plotësimin e 4 kërkesave nga Haradinaj - Bota Sot
BSPK kërkojnë plotësimin e 4 kërkesave nga Haradinaj

Aktuale

E enjte, 24 maj 2018

BSPK kërkojnë plotësimin e 4 kërkesave nga Haradinaj

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 14:56
BSPK

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka mbajtur gjatë ditës së sotme mbledhjen e jashtëzakonshme të kryesisë ekzekutive, prej nga u shprehën pakënaqësitë lidhur me mosplotësimin e kërkesave të tyre të parashtruara edhe më herët para ekzekutivit të vendit.

BSKP me këtë rast ka paraqitur katër kërkesa për Qeverinë e drejtuar nga Ramush Haradinaj siç çështja e skemës pensionale, për punëtorët e larguar me dhunë nga puna gjatë të viteve të ’90, çështja e pagës minimale në vlerën prej 250 euro, rritja e pagave dhe çështja e rregullimit të sigurimit shëndetësorë për të punësuarait.

BSPK nëpërmjet një komunikate dërguar mediave ka bërë të ditur se në këtë mbledhje u vendos për të vazhduar me presione deri në realizimin e çështjeve të përmendura më lart, duke shtuar se BSPK-ja nuk do të lejon që të shkelen të  drejtat elementare të punëtorëve, shkruan KosovaPress.

Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme SBASHK-u ka paralajmëruar grevë në shenjë pakënaqësie ndaj mos respektimit të memorandumit të nënshkruar në mes tyre dhe përfaqësuesve të koalicionit qeveritar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test