“Për çfarë dashnie po flet Arbana Xharra? Të jesh këshilltare e Lulit, bashkpartiake e Gjarprit, Zani Çaushit t’Drenicës, Bosit të...

Aktuale

“Për çfarë dashnie po flet Arbana Xharra? Të jesh këshilltare e Lulit, bashkpartiake e Gjarprit, Zani Çaushit t’Drenicës, Bosit të...

Nga: P.R Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 14:27
Arbana Xharra dhe Kadri Veseli

Arbana Xharra, këshilltarja e kryetari të PDK-së, njëherit kryeparlamentar i Kosovës, dhe ish udhëheqës i SHIK-ut, Kadri Veseli, sot ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit lidhur me vendosjen e flamurit të Kosovës në hyrje të qytetit të Prishtinës.

“S’ka bir nane qe e ndale dashnine per flamurin e Kosoves, e vendoset apo jo te rrethi ne Prishtine. A dini pse?…Sepse per me ardhe ne kete dite qe sot te festojme te pavarur, kane rene, gra, burra, pleq e femije. Dashnia per flamurin e Kosoves nuk e zbeh vendin e veçante ne zemrat tona qe ka flamuri kombetar Kuq e Zi. Ne 10 vjetorin e pavaresise se Kosoves per te cilen u cu Amerike e Evrope ne kembe per me e largu Serbine nga kjo toke, e mijera ushtare tane qe e ofruan jeten e tyre, te gatshem per te mos e duruar padrejtesine, flamurin e Kosoves vetem Serbia e mohon. Ky eshte flamuri i Majlindes, flamuri i te gjithe sportisteve e artisteve qe e ngriten me krenari neper bote!”, ka shkruar në ereagimin e saj Arbana Xharra.

Por, analisti Nexhat Haziri, përmes një postimi në faqen e tij në facebook, i është kundërpërgjigjur Xharrës.

“Per cfare "Dashnie" po flet Arbana Xharra. Te jesh keshilltare e Lulit, bashkpartiake e "Gjarperit", Zani Çaushit t'Drenices, Bosit te kokaines, shefit t'shefave, e koftlargëve te tjere t'oreve t'liga, dhe te flasesh per dashni ndaj flamurit dhe Republikes,kjo nuk eshte asgje me shume se sa hipokrizi,perveq nese Arbana eshte duke jetuar ne ndonje kontinent tjeter, e jo ne Kosove’, ka shkruar Haziri, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat