Kurti: Të jemi të hapur – të pranojmë kritikat

Aktuale

Kurti: Të jemi të hapur – të pranojmë kritikat

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 12:14
Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbajtur fjalimin e tij të parë prejse është rizgjedhur kryetar i partisë, në mbledhjen e 32-të të Këshillit të Përgjithshëm, ku, pos tjerash, ka thënë se aktivistët e Vetëvendosjes, duhet të jenë të hapur edhe ndaj kritikave.

“Mesazhi im për të gjithë aktivistët e ka formën e një kërkese; të jemi të palodhur për nevojat e qytetarit dhe të kujdesshëm që të mos i zhgënjejmë ata që na ka votuar me plotë shpresë. Të jemi të hapur, të pranojmë kritika e diskutime dhe të jemi të vendosur kundër të gjithë atyre që përpiqen të dëmtojnë të ardhmen e Kosovës dhe aspiratën tonë shoqërore e kombëtare”, ka thënë Kurti në fjalimin e tij.

Gjithashtu ka shtuar se përveç kundërshtimeve për qeverinë, atëherë kur është nevoja, ata do të jenë edhe bashkëpunuese për interesin e Kosovës.

“Do të jemi konstruktiv sa herë që pushteti të marrë hapa me interes për vendin dhe shtetin tonë”.

Kurti ka folur edhe për pagesën e anëtarëve të Vetëvendosjes për Lëvizjen.

Në mbledhje ishin të pranishëm 115 delegatë, të mjaftueshëm për të pasur kuorum, por mungonin të dorëhequrit nga pozitat kyçe, përfshirë ish-kryetarin, Visar Ymeri, ish-sekretarin Dardan Molliqaj dhe të tjerë.

Gjithashtu ka munguar Shpend Ahmeti, kryetari aktual i Prishtinës.

Në fjalimin e tij Kurti nuk ka përmendur asnjë prej tyre, përveç Visar Ymerit, për të cilin tha se “ka qenë kontribuues në zhvillimin e Vetëvendosjes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat