Zëvendës-kancelari austriak propozon “të drejtën për vetëvendosje” për veriun e Kosovës

Aktuale

Zëvendës-kancelari austriak propozon “të drejtën për vetëvendosje” për veriun e Kosovës

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 11:14
Heinz-Christian Strache

Zëvendës-kancelari austriak propozon “të drejtën për vetëvendosje” për Veriun e Kosovës

Heinz-Christian Strache, zëvendës-kancelar i Austrisë, ka thënë se veriu i Kosovës duhet të ketë të drejtën e vetëvendosjes.

Ndërsa, sipas tij, presioni ndaj Serbisë, vend që është garantues i paqes dhe stabilitetit në rajon, për të njohur Kosovën, është rrugë e gabuar.

“Mendoj se njohja e Kosovës është çështje vetëm e Serbisë. T’i bësh presion vendit për këtë do të ishte rrugë e gabuar”, ka thënë Strache për të përditshmen serbe, para shkuarjes në Beograd i cili të hënën do të takohet me ministrin serb të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq.

Ai ka thënë se partia e tij, Partia e Lirisë (FPO), ka kritikuar ashpër njohjen e Kosovës nga Austria, por tha se ky është fakt që nuk mund të ndryshojë.

Sipas fjalëve të tij, veriu i Kosovës duhet të ketë të drejtën e vetëvendosjes ose të ketë autonomi.

“Por, fatkeqësisht, për këtë duhen bisedime të gjata e të komplikuara”, tha ai.

Ai po ashtu tha se shpreson që të arrihet kompromis në kuadër të dialogut në Bruksel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat