Veseli flet për vrasjen e Ivanoviqit për mediat kroate

Aktuale

Veseli flet për vrasjen e Ivanoviqit për mediat kroate

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 09:18
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli që njëherëshit është edhe i pari i Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK), ka thënë se vrasja e liderit të Iniciativës Qytetare, “Liria, Demokracia, Drejtësia”, Oliver Ivanoviqit, është llogari e brendshme serbe.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve kroate, “Hina”, ka folur rreth tri çështjeve që janë shumë të diskutueshme në Kosovë, Gjykatën Speciale, dialogun Kosovë – Serbi dhe vrasjen e Ivanoviqit.

I pari i kuvendit për këtë të fundit ka thënë se ky është një akt kriminal kundër stabilitetit të Kosovës i cili ka terrorizuar serbët.

“Ky ishte një akt kriminal kundër stabilitetit të Kosovës, pavarësisht se kush e ka kryer. Kjo është hera e parë që situata shkakton terror psikologjik të serbëve. Unë nuk paragjykoj se kush është përgjegjës, por kjo nuk është në interes të shqiptarëve dhe serbëve”, shtoi kryetari i PDK-së.

Lidhur me vrasjen e Ivanoviqit, Policia e Kosovës, gjatë natës së mbrëmshme ka arrestuar dy pololicë të cilët dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e politikanit serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat