Ministri Ismaili: Komision disiplinor për mjekët që kërkuan para

Aktuale

Ministri Ismaili: Komision disiplinor për mjekët që kërkuan para

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 21:32
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka reaguar pas raportimit që është bërë në media, ku kirurgu Enver Fekaj, e pranon se i kishte kërkuar ryshfet pacientit 19-vjeçar, Hysen Ibrahimaj. Ismaili ka treguar se drejtoria e SHSKUK-së kanë nisur masat disiplinore ndaj Enver Fekajt, dhe ndaj drejtorit të Klinikës së Kirurgjisë Abdominale Rifat Bajrami.

“Porsa u njoftova nga drejtoria e SHSKUK-së se kanë nisur masat disiplinore ndaj Dr. Enver Fekaj, kirurg abdominal dhe ndaj drejtorit të Klinikës së Kirurgjisë Abdominale, Dr. Rifat Bajrami, për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe sjelljes jo korrekte ndaj një pacienti. Përgëzoj menaxhmentin e SHSKUS-së për reagimin e shpejt”, ka shkruar Ismaili në Facebook.

Ai thotë se Institucionet tona Publike Shëndetësore kanë për detyrë të jenë afër qytetarëve dhe brengave të tyre, andaj keqpërdorimet e tilla nuk do të lejohen.

Kirurgu Enver Fekaj, e ka pranuar  se i kishte kërkuar ryshfet pacientit 19-vjeçar, Hysen Ibrahimaj. Madje ai pranon se në rastin e Ibrahimajt ai është tallur.

E gjitha kishte filluar kur pacienti Ibrahimaj kishte një problem me zorrën e trashë dhe me rekomandim të kirurgut kreu operacionin në spitalin privat që i kushtoi 2 mijë euro.

Familja thotë se mjeku u kishte thënë që operacionin e dytë do ta kryejë në QKUK pas dy muajve, për shkak se nuk kanë mundësi sërish të shkojnë në spitalin privat

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat