Presidenti Thaçi zhvilloi takim me presidenten e Estonisë

Aktuale

Presidenti Thaçi zhvilloi takim me presidenten e Estonisë

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 17:00
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar sot një takim me presidenten e Estonisë, Kersti Kaljulaid.

Në këtë takim, presidenti Thaçi dhe presidentja Kaljulaid kanë biseduar edhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral, të integrimeve euroatlantike.

 Duke folur për bashkëpunimin bilateral, presidentja e Estonisë, Kersti Kaljulaid ka shprehur vullnet për të përkrahur Kosovën në fushën e digjitalizimit, transparencës dhe qeverisjes elektronike.

 Presidenti Thaçi ka kërkuar vazhdimin e mbështetjes së Estonisë në rrugëtimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian. Ai ka thënë se anëtarësimi i rajonit në BE duhet të ndodh në pako.

“Si dy vende të reja që marrin pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore, presidenti Thaçi dhe ajo Estoneze, Kaljulaid i kanë uruar njëri-tjetrit fat të ekipeve olimpike gjatë garave, që po zhvillohen në Kore të Jugut.Ata janë pajtuar të gjitha kontestet ndërfiqnjësore duhet të jenë të zgjidhura plotësisht para se një anëtar të hyjë në BE”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat