Visar Ymeri e Shpend Ahmeti bashkë në homazhe

Aktuale

Visar Ymeri e Shpend Ahmeti bashkë në homazhe

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 14:09
Visar Ymeri e Shpend Ahmeti

Visar Ymeri e Shpend Ahmeti së bashku janë parë në nderimet për Mon Balajn e Arben Xheladinin.

Në nderimet që Lëvizja Vetëvendosje po bën te pllaka në qendër të Prishtinës për Mon Balajn e Arben Xheladinit janë parë së bashku Shpend Ahmeti e Visar Ymeri.

Ata në fotografinë e kallxo shihen në fund të kolonës nderuese për të vrarët në demonstratën e 10 shkurtit 2017.

Në homazhe po merr pjesë edhe Avni Dehari.

Më pas Shpend Ahmeti është afruar pranë kryetarit Kurti dhe së bashku kanë vendosur lule te pllaka për dy të vrarët.

Të pranishmëve u është drejtuar kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti, ndërsa në homazhe kanë marrë pjesë edhe Arbërie Nagavci, Albulena Haxhiu, Xhelal Sveçla, Ismajl Kurteshi e kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat