Pjesëtari i familjes Geci përfshihet në debatin për Kullat e familjes Jashari

Aktuale

Pjesëtari i familjes Geci përfshihet në debatin për Kullat e familjes Jashari

Nga: I.J. Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 21:30
Rilind Gani Geci

Rilind Geci, djali i Gani Gecit ka reaguar në cilësinë e studentit të arkitekturës për debatin e kohëve të fundit që po zhvillohet për mirëmbajtjen e Kullave të Jasharajve.

Geci ka përshkruar si shumë të rëndë situatën arkitektonike në të cilën ndodhen Kullat e Jasharajve.

Ai ka shkruar se ajo çfarë po ndodh me Kullat e familjes Jashari, është me të vërtetë një turpërim për instuticionet e Kosovës.

Më poshtë postimi i tij i plotë në Facebook

Ajo çfarë po ndodh me Kullat e familjes Jashari, është me të vertëte një turpërim për instuticionet e Kosovës.

Unë Rilind Geci si student i fakultetit të Arkitekturës në vitin e V Master me ID 133239, në lëndën “Teoria dhe praktika e restaurimit” e cila udhëheqet nga Dr.sc. Florina Jerliu me disa kolegë të mijë kishim përzgjedhur Kullat e Jasharajve për renovimin e tyre si detyrë semestrale. Kemi kërkuar për rreth një muaj informacione për Kullën e Jasharajve duke filluar nga historiku, gjendja egzistuese, matjet, bazat, prerjet, fasadat, 3d etj, nga të gjitha instuticionet e Kosovës. 

Image

Kam shkuar në fillim në Prekaz dhe në Komunën e Skenderajt për të kërkuar këto informacione qe i ceka edhe me lartë, dhe ishte me të vërtetë një trishtim, ku nuk kishin asnjë informacionë për veq historikut . Me udhëzuan që të shkojë në Prishtinë tek drejtori i Agjencisë për Menaxhimin Komplekseve Memoriale të Kosovës zt. Idriz Blakaj, e kemi shkruar një kerkëse nga fakulteti i Arkitekturës dhe ajo qfarë na kanë dhënë ishte për të qeshur, disa informacione për rrymat e ajrit se si janë në Prekaz dhe disa harta se ku gjëndet Kullat e Jasharajve ku ato veq i kishim nga Geoportali i Kosovës. Një ditë tjetër shkuam me kolegun tim Arsim Miftari tek drejtori AMKMK-së dhe kërkuam informacione rreth gjendjes egzistuese, me një përgjigjie të shkurtë tha nuk ju jape asnjë informacion shkoni dhe mateni vetë sepse ato që po kërkoni ju është Tender në shpallje nga Sllovenet, ne nuk e kërkuam Tenderin, ne vetëm kërkuam gjendjen egzistuese të Kullës. Zt.Blakaj kur keni qenë per herë të fundit në Prekaz, a e keni parë se Kullat e Jasharajve janë duke u rrënuar dhe nuk mundemi me matë se janë në rrezik të shembjës? Nuk është e vërtetë tha.

Image

Në Prekaz me thanë që të gjitha informacionet për Kullat e Jasharajve zt.Blakaj i kishte dhënë disa ditë me herët Italianeve dhe i thash drejtorë po vijnë nga rrota e sames Slloven, Italian, Kroatë dhe nga te gjitha vendet e ndryshme dhe po ju jep informacione për Kullat e Jasharajve. Dhe ne si student qe jemi nga UP-ja nuk na dha asnjë informacion dhe me e keqja është se na tha: A po me kercenoni? Jo nuk po të kërcenojmë, thjeshtë po të kerkojmë informacionet me laps dhe fletore në dorë si student qe jemi. Zt.Blakaj vazhdojë rrugën e vet për në Kafe. Të deshperuar me kolegun tim Arsim Miftari ikem pa asnjë informacion për Kullat e Jasharajve, dhe sot mund ta shohim gjendjën e Kullave të cila janë në prag të shembjës nga injorimi i institucioneve të Kosovës.

Problemi tek ju është se po kërkoni ndihmë nga vendet e tjera Evropiane duke menduar se Sllovenet apo Italianët mund ta kryjnë punën me mirë sesa ne Arkitektët e Kosovës, kjo për mua është krejtësisht gabim askush nuk mund ta kryjë punën me mirë sesa ai që është në shtepinë e vet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat