Kryeparlamentari Kadri Veseli thotë se për votimin e demarkacionit me Malin e Zi duhet të ketë konsensus politik. Por a ekziston një konsensus i tillë brenda koalicionit qeverisës.
Konsensus politik për demarkacionin po kërkon kryetari i PDK’së, Kadri Veseli. Por një konsensus i tillë nuk ekziston edhe brenda vetë koalicionit qeverisës.
Veseli ka folur për një çështje të tillë. “Politika në Kosovë është produkt i mentalitetit të shoqërisë tonë. Ne jemi të obliguar që t’i kryejmë këto obligime të cilat i kemi ndaj qytetarëve tanë dhe duhet të ecim përpara”, tha Veseli.