Zyba: Për keqardhje, VV e ndarë në votimin në Kuvend

Aktuale

Zyba: Për keqardhje, VV e ndarë në votimin në Kuvend

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 16:37
Salih Zyba

Deputeti i Vetëvendosjes, Salih Zyba ka reaguar pas votimit të rekomandimeve të dala nga debati i djeshëm për aktivistët e kësaj partie të cilët u dënuan për sulmin në kuvend.

“Përveç mungesës së të gjithë deputetëve të LDK-së, është për keqardhje se si ka edhe deputetë “të zëshëm” nga Lëvizja VETËVENDOSJE! që munguan në votimin për rekomandimet tona për rastin e dënimit të padrejtë të aktivistëve tanë”, ka shkruar Zyba në Facebook.

Por, ai ka thënë që e rëndësishme është që rekomandimet u miratuan.

Sot në vazhdimin e seancës së Kuvendit të Kosovës u miratuan propozim-rekomandimet e Sami Kurteshit në emër të Lëvizjes Vetëvendosje për aktivistët e dënuar të këtij subjekti politik.

Pro këtyre propozim-rekomandimeve votuan 40 deputetë, 10 ishin kundër, e 13 abstenuan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat