Këto janë informatat që Kosova ia dërgoi Serbisë për vrasjen e Ivanoviqit - Bota Sot
Këto janë informatat që Kosova ia dërgoi Serbisë për vrasjen e Ivanoviqit

Aktuale

E hënë, 21 maj 2018

Këto janë informatat që Kosova ia dërgoi Serbisë për vrasjen e Ivanoviqit

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 16:27
Oliver Ivanoviq

Kosova tashmë i ka dërguar Serbisë dokumentacionin rreth vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka konfirmuar dërgesën e dokumentacionit, gjithashtu, edhe përmbajtjen e tyre.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka thënë se mbështetur në marrëveshjen e arritur më 2013’ën, procesi i bashkëpunimit me Serbinë në fushën e bashkëpunimit juridik është duke vazhduar.

“Në pamundësi të komunikimit të drejtpërdrejt me autoritetet serbe, ne, kërkesat tona i përcjellim nëpërmjet Zyrës së Përfaqësuesit Special të BE-së në Kosovë, në të njëjtën mënyrë edhe autoritetet serbe i përcjellin kërkesat e tyre”, ka thënë ministri.

Ministri Tahiri bëri të ditur se më datë 31 janar, është pranuar një kërkesë nga Ministria e Drejtësisë së Serbisë, për të cilën Prokuroria Themelore e Mitrovicës, është përgjigjur më datë 5 shkurt, duke shkëmbyer informata të cilat nuk cenojnë zhvillimin e hetimeve ose procedurës penale.

Informatat që Kosova ia ka dërguar Serbisë rreth vrasjes së liderit të SDP’së në veri të Mitrovicës, Oliver Ivanoviq, janë raporti i autopsisë, raporti i vendit të ngjarjes, raporti balistik dhe foto dokumentacioni i vendit të ngjarjes. Këto informata, Ministria e Drejtësisë ia ka përcjellë autoriteteve serbe më 5 shkurt përmes Zyrës së Përfaqësuesit Special të BE’së në Kosovë.

Ministri i Drejtësisë tha se më datë 18 janar, përmes kanaleve të lartcekura, kanë pranuar kërkesën nga autoritetet serbe, dhe e njëjta është dërguar në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës. Po në të njëjtën datë, ministri tha se përgjigje iu është kthyer edhe autoriteteve të Serbisë lidhur me kërkesën e tyre.

“Po në datë 18 janar, Prokuroria Themelore në Mitrovicë e ka përcjell një kërkesë drejtuar autoriteteve serbe për sigurim të dëshmive, në të njëjtën ditë kjo kërkesë i është transmetuar autoriteteve serbe përmes kanaleve të lartpërmendura, mirëpo deri me sot nuk kemi përgjigje”, ka thënë ministri.

Ai tha se më 22 janar ministria ka përcjell një kërkesë tjetër të Prokurorisë Themelore në Mitrovice për tek autoritetet serbe, por deri më sot nuk ka pranuar përgjigje.

“Në datë 24 janar e kemi përcjell një kërkesë tjetër të Prokurorisë Themelore në Mitrovice për tek autoritetet serbe përmes kanaleve të lartpërmendura”, tha ministri Tahiri.

Mediat në Serbi kanë shkruar sot se Ministria e Drejtësisë atje ka pranuar dokumentacionet e dërguara nga Kosova.

Ministria e Drejtësisë në Serbi ka thënë se këto dokumente do të përcillen në Prokurorinë për Krim të Organizuar. Kujtojmë se lideri i SDP’së, Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar para selisë së tij në veri të Mitrovicës.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test