‘Arrestimet e para nga Specialja pritet të ndodhin çdo moment’

Aktuale

‘Arrestimet e para nga Specialja pritet të ndodhin çdo moment’

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 20:41
Ilustrim

Betim Musliu, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se përfundimi i procesit të licencimit të avokatëve në Gjykatën Speciale tregon se arrestimet e para mund të priten në secilin moment.

“Jemi në një fazë pothuajse finale”.

“Veprimet janë të pritshme dhe nëse ka përfunduar gjithçka proceduralisht, vetëm priten veprime, të cilat nuk do ta befasojnë askënd. Janë marrë dëshmitar në pyetje, të cilët edhe janë dërguar jashtë vendit”, ka thënë Musliu.

Musliu ka thënë në Info Magazine, se një grup i madh i dëshmitarëve në këtë gjykatë, kanë dalë jashtë Kosovës në kohën e eksodit të dy vjetëve më parë.

Musliu ka theksuar se serioziteti i institucioneve të Kosovës karshi Gjykatës Speciale është parë me iniciativën për shfuqizimin e saj.

“Serioziteti i një shteti shihet në marrëveshje ndërkombëtare të arritur me shtete e huaja. Në këtë rast kemi treguar që nuk jemi serioz dhe interesat tona personale mund ta bëjnë jo të ndritshme praninë tonë në BE.

Ai ka theksuar se përveç prokurorit special nuk mund të di askush asgjë se kush mund të jenë të arrestuarit e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat