Veseli: Shqiptarët në Kroaci të gatshëm të shtrijnë bizneset edhe në Kosovë

Aktuale

Veseli: Shqiptarët në Kroaci të gatshëm të shtrijnë bizneset edhe në Kosovë

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 14:07
Kadri Veseli i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Zagreb, Gëzim Kasapolli, ka takuar përfaqësuesit e bashkësisë shqiptare ne Kroaci.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Zagreb, Gëzim Kasapolli, ka takuar përfaqësuesit e bashkësisë shqiptare ne Kroaci.

Sipas komunikatës për media nga zyra për informim e Kuvendit, në këtë takim, Veseli u njoftua nga përfaqësuesit e komunitetit shqiptar për të arriturat e tyre dhe për mundësitë e lidhjes më të madhe mes tyre dhe institucioneve të Kosovës në të gjitha fushat.

Kreu i Kuvendit të Kosovës i njoftoi përfaqësuesit e bashkësisë shqiptare për të arriturat e Kosovës dhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit me shtetin kroat, për tu krijuar qytetarëve kosovarë që jetojnë në Kroaci mundësi të reja, si në fushën e arsimit, po ashtu edhe në integrim më të madh në institucionet kroate.

“Biseduam për fuqizimin e lidhjeve midis institucioneve të Kosovës me qytetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në Kroaci. Komuniteti shqiptar në Kroaci është i fuqishëm ekonomikisht dhe punëson mijëra punëtorë. Ata shprehën gatishmërinë të gjejnë mënyra që bizneset e tyre t’i shtrijnë edhe në Kosovë”, tha kryeparlamentari Veseli pas takimit me përfaqësuesit e bashkësisë shqiptare në Kroaci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat