Policia tregon gjendjen shëndetësore të dy personave që po arratiseshin në Prishtinë

Aktuale

Policia tregon gjendjen shëndetësore të dy personave që po arratiseshin në Prishtinë

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 19:11
Foto nga vendi i ngjarjes

Dy personat të cilët po arratiseshin nga Policia e Kosovës në qendër të Prishtinës kanë pësuar lëndime trupore për shkak të aksidentit dhe janë duke marrë ndihmën mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Fillimisht rasti kishte ndodhur në rrugën Fehmi Agani me që rast dy personat kishin refuzuar t’i respektonin urdhrat e policëve dhe ishin ndalur vetëm pasi policia kishte gjuajtur me armë zjarri në Kodrën e Trimave.

Pas të shtënave vetura ka goditur rrethojat me që rast dy personat kanë pësuar lëndime nga aksidenti

“Rreth orës 16:30 nga rruga Fehmi Agani (tek qafa)  policia ka tentuar ta ndalojë një veturë Citroen me tabela false. Ngasësi i kësaj vetura i ka shpërfillë urdhëratë e policisë. Nuk është ndal as pas pikave të tjera që i ka vendosur policia dhe ka rreziku qytetarët në trafik, por edhe drejtpërdrejt policët. Vetura ka arrit të ndalet afër stacionit policor në veri, pra në Kodrën e Trimave”.

“Pasi që policia e ka blloku rrugën, vetura ka filluar të qarkullojë nëpër trotuar duke rrezikuar kalimtarët dhe jetën e policëve. Vetura është ndal vetëm pas të shtënave me armë zjarri të zyrtarit policor, përderisa automjet i ka goditur rrethojat”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Ajo ka thënë se dy personat janë arrestuar dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor për shkak të lëndimeve gjatë aksidentit.

“Dy personat që kanë qenë në këtë automjet janë në masën arrestit, por që ndodhën në QKUK për shkak të lëndimeve që i kanë pësuar në aksident e jo nga armët”, ka thënë Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat