Çitaku në OKB: Askush nuk do ta shfuqizojë Specialen

Aktuale

Çitaku në OKB: Askush nuk do ta shfuqizojë Specialen

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 7 shkurt 2018 Në ora: 17:33
Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku

(E plotësuar) - UN NEW YORK: Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara sot paradite me kohën në Nju Jork, debatojë në mbledhjen e rradhës për situatën në Kosovë.

Sipas praktikës, debati zhvillohet në bazë të raportit të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, për zhvillimet në Kosovë, në periudhën tremujore, prej 16 tetorit të vitit të kaluar, e deri më 16 janar të këtij viti.

Në këtë raport, i cili është publikuar më parë se të fillojë debati edhe në Internet, ndër të tjera, veçohet vrasja e politikanit, Oliver Ivanoviq. Aty thuhet se kjo vrasje ka shkaktuar shok dhe tmerr në Kosovë, në rajon dhe në komunitetin ndërkombëtar.

Sekretari Guterres, thekson se e mirëpret përmbajtjen e liderëve politikë pas këtij krimi mizor si edhe zotimin e Beogradit dhe Prishtinës se do të bashkëpojnë për evitimin e tensioneve politike.

Më tutje, në raport thuhet se Misioni i OKB-së në Kosovë, UNMIK, dhe e gjithë familja e Kombeve të Bashkuara vazhdojnë të mbështesin përpjekjet e Bashkimit Evropian për ta avancuar paqen, progresin dhe stabilitetin në Kosovë.

Beogradi zyrtar në këtë mbledhje u përfaqësua në nivelin e parë në rang me ministrin e Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, i cili foli raportin Guterres dhe ngjarjet e fundit në Kosovë vrasjen e Oliver Ivanoviçit.

Guteres që është raportues i rregullt për Kosovën në Këshillin e Sigurimit, tha Daçiç edhe në raportet e vitit të kaluar ka kritikuar ashpër Prishtinën zyrtare lidhur me tentativat e kësaj të fundit për zhbërjen e Gjykatës Speciale.

Kurse Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, në fjalën e saj ka thënë se vrasja e Oliver Ivanoviqit nuk ka ndikuar në përshkallëzimin e situatës së sigurisë në Kosov, në baza etnike.

Këto komente ajo i bëri gjatë fjalimit të saj në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për Kosovë, ku tha se "Kosova vertet ka bërë ndryshime të mëdha por i mbetet edhe më shumë për të bërë".

Çitaku po ashtu ka thënë se edhe qytetarët serb e edhe ata shqiptarë kanë qenë njëzëri që “vrasja e Ivanoviqit ishte pasojë e krimit të organizuar në veriun e Kosovës’.

‘Pavarësisht të gjithave që kanë ndodhur në të kaluarën, vrasja e Ivanoviqit ishte një rast që nuk përshkallëzoi situatën në bazë etnike. Në fakt, qytetarët por edhe mediet, shqiptare dhe serbe, kanë qenë njëzëri se kjo vrasje u bë si pasojë e krimit të organizuar në veriun e Kosovës. Sigurisht se zoti Ivanoviq ishte një figurë kontraverse. Por pavarësisht kësaj, ne nuk do të lëmë gurë pa lëvizur derisa autorët e këtij krim të sjellen para drejtësisë”, ka thënë Çitaku.

Ajo tutje ka thënë se Kosova gëzon liri më të madhe të fjalës sesa çdo shtet tjetër në rajon. “Kjo e arritur është meritë e madhe e gazetarëve. Ata asnjëherë nuk janë përulur para pushtetit dhe grupeve tjera”, ka shtuar Çitaku.

Image

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara pas raportit Guterres, diskutimit të Daçiç, dhe Çitaku vazhdojë të debatojë në mbledhjen e rradhës për situatën në Kosovë me diskutimet e vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit, përfshirë ambasadorët e SHBA, Rusisë, Kinës, Francës, Suedisë, Etiopisë, Kazakistanit, Hollandës, Cote D'Ivoire, Bolivia dhe anëtarë të tjer.

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara po diskuton sot raportin e fundit të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres mbi punën e UNMIK-ut në Kosovë për një periudhë katërmujore.

Ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku ka thënë se ky muaj është i posaçëm për Kosovën pasi më 17 shkurt Kosova do të festojë 10 vjetorin e saj të parë të pavarësisë.

Në fjalim ajo ka folur edhe për Gjykatën Speciale për të cilën tha se askush nuk do të mund ta shfuqizojë atë.

Fjalimi i Çitakut:

Ka shumë vende anëtare të OKB-së që i kanë dhënë shumë gjëra Kosovës. Nuk mund të mos e përmend udhëtimin e Kosovës deri këtu. Shpesh pyes veten si do të duket Kosova pas 10 vitesh apo 100, sa kemi qenë të mirë si demokraci, sa mirë kanë përformuar institucionet tona, sa ka evoluar shoqëria jonë. Tani pas 10 vitesh, Kosova është njohur nga një shumicë dërmuese e vendeve të botës dhe është anëtare e një numri të madh organizatash. Jemi gjithashtu në dijeni se nuk do t’ia dilnim pa përkrahjen tuaj të palëkundur. SHBA kanë qenë pranë nesh dhe në kohët tona më të errëta dhe për këtë do t’i jemi mirënjohës gjithmonë. Sot e falënderoj një njeri,  që kur erdhi në Kosovë e gjet vendin në rrënoja, të shkatërruar nga vuajtjet dhe dhimbjet e luftës, por ai ishte iniciatori që t'i bashkojë njerëzit tonë dhe të themelojë OKB në Kosovë. 10 vitet e shtetësisë na kanë mësuar se pavarësia nuk është e mjaftueshme, liria dhe ushqimi në sofër nuk janë të vetmet, neve na duhet arsimi e shumë gjëra tjera. Shtetësia nuk ka të bëjë vetëm me ndërtimin e shtetit, sektori i OJQ've janë po ashtu të rëndësishme për ne dhe janë forcë shtytëse e jona. Kosova gëzon lirinë më të madhe të fjalës më shumë se shtetet tjera, e kjo është meritë e gazetarëve të Kosovës të cilët nuk përkulen asnjëherë dhe nuk komprometojnë. Në Kosovë kemi shoqëri  civile që vijnë të mobilizohen rreth çështjeve nga lufta, gjykata speciale e deri të ndotja e ajrit. Derisa institucionet tona mund të kenë mangësitë tyre, e vërteta e pa refuzueshme është se shoqëria jonë duhet menjëherë të reagojë për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Pavarësisht asaj që ka ndodhur të kaluarën, vrasja e Ivanoviq nuk ka nxitur urrejtje, përkundër saj, kosovarët dhe serbët janë pajtuar se krimi në veri duhet të fajësohet. Ne nuk do të lëmë kurrë këtë rast pa u zbardhur derisa kryesit e krimit të sillen para drejtësisë. Sa i përket Gjykatës Speciale, Kosova ka një numër rekord të pashkollimit. Ajo që dihet është se asnjë shqiptar i Kosovës nuk ka menduar t'i ik drejtësisë, e është fakt se më shumë janë ndjek nga drejtësia serbë se sa shqiptarë. Asnjë gjykatë nuk mund të rishkruajë historinë apo të imponojë moral, shtypësi dhe i shtypuri janë të definuar në historinë tonë. Njerëzit dëshirojnë drejtësi dhe askush nuk do ta shfuqizojë atë gjykatë. Kosova kërkon llogari çdo ditë nga të zgjedhurit e saj, Kosova nuk është një parajsë, ka akoma shumë sfida para saj. Për çdo mangësi institucionale ka një storie suksesi, qytetari që shkon përkundër pritjeve dhe kufijve, ka shumë për t'u bërë akoma në Kosovë, ka klasë të stërngarkuara, ka njerëz me shumë të arritura. Kosova ka shumë pengesa para saj, është Majlinda Kelmendi që më bën të shpresoj Ajo është aty për të na ngritur vullnetin tonë, ajo me tjerat luftojnë për drejtësi dhe norma sociale, ato guxojnë të ëndërrojnë. Sot po takohemi një ditë pasi BE publikoi strategjinë e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor, ajo që u tha qartë është se Kosova dhe Serbia duhet të normalizojnë marrëdhëniet dhe të kenë marrëveshje ligjore. Më shumë se kurdoherë është e qartë se një status quo nuk do të thotë normalizim. Sa më herët që Serbia e njeh Kosovën do të jetë aq më mirë për regjionin. 

Çitaku në KS të OKB-së: Serbia sa më shpejt ta njohë Kosovën

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, është duke raportuar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ajo ndër të tjerash tha se, normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet vetëm përmes njohjes.

Ajo i bëri thirrje Serbisë që sa më shpejt ta njoh Kosovën, pasi që sipas saj, pavarësia e Kosovës është një fakt i kryer.

“Normalizimi mund të arrihet vetëm përmes njohjes së Kosovës. Sa më shpejt që Serbia ta njoh Kosovën aq më mirë do të ishte për rajonin. Dua të rikonfirmoj se Kosova është e përkushtuar që të vazhdoj dialogun e saj me Serbinë...”, tha ndër të tjerash ambasadorja Çitaku, e cila shtoi se UNMIK-u më nuk ka asnjë ndikim në Kosovë.

“UNMIK-u nuk është mision paqeruajtës dhe administrativ”, ka thënë ndër të tjerash ambasadorja Çitaku.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat