Kosova dhe Serbia, të shtrënguara të arrijnë marrëveshje brenda një viti

Aktuale

Kosova dhe Serbia, të shtrënguara të arrijnë marrëveshje brenda një viti

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 17:10
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shefja e BE-së, Federica Mogherini dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. 21 gusht, 2017

Me Strategjinë e re të zgjerimit, Komisioni Evropian u ka vënë kusht të pashmangshëm Kosovës dhe Serbisë, arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve, në mënyrë që të dyja shtetet të ecin drejt proceseve integruese.

Një marrëveshje e tillë, është parashikuar të arrihet gjatë vitit 2019. Kjo fazë e dialogut, në Prishtinë po shihet si pjesa finale e negociatave, të cilat po zhvillohen në Bruksel, me lehtësimin e Bashkimit Evropian. Dialogu, zhvillohet në dy nivele, atë politik, ku delegacionet përfaqësohen nga presidentët e shteteve apo kryeministrat, dhe niveli teknik, që zhvillohet përmes ekipeve të ekspertëve, ministrave dhe përfaqësuesve të institucioneve nga të dyja shtetet.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj tha për Radion Evropa e Lirë se Kuvendi dhe në përgjithësi spektri politik, do të duhej të krijonin kushte të brendshme, në mënyrë që në Bruksel, Kosova të përfaqësohet fuqishme për t'i adresuar pritjet, siç janë anëtarësimi i saj në Kombet e Bashkuara dhe njohja e ndërsjellë me Serbinë. Sipas tij, temat e politikës së jashtme nuk duhet të përdoren për ndasi të brendshme.

"Në rrafshin e dialogut Kosovës- Serbi, pikërisht ky moment do të duhej të shfrytëzohej që Kosova të dalë me një platformë e cila do të duhej ta kishte mbështetjen e Kuvendit të Kosovës, rreth së cilës do të duhej të ndërtojmë konsensustë mirëfilltë politik dhe vendi të lëvizë në fazën finale të përmbylljes së dialogut me Serbinë", tha Hoxhaj.

Dialogu i Brukselit, nënvizon ai, mund ta ketë kredibilitetin e tij, atëherë kur të zbatohet edhe pjesa e pazbatuar e marrëveshjeve tashmë të arritura.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat