Mashtrimi i madh i Thaçit dhe zmbrapsja taktike!

Aktuale

Mashtrimi i madh i Thaçit dhe zmbrapsja taktike!

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 7 shkurt 2018 Në ora: 10:11
Hashim Thaçi

“Këtu gjithçka pritet prej tij, sepse kemi të bëjmë me një person pa kurrizor, një person më të pa besë, më të pa edukuar, të pasluftës në skenën e Kosovës, që nuk njeh asnjë parim politik, ligjor apo shoqëror. Ky person njeh vetëm mashtrimin, pabesinë, tradhtinë dhe krimin për interesin e vet personal dhe klanor”, ka thënë deputeti Kurteshi.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ditë më parë ka kritikuar të gjithë ata “që po e kritikojnë atë”,  për shkak të Gjykatës Speciale. Sipas tij, të gjithë kritikët po i hedhin kritika të vazhdueshme.

“Ajo që ka ndodhur në 2015-tën, të djegin Kuvendin e Kosovës për këtë çështje, sot janë entuziastë për Gjykatën Speciale. Nuk e di pse të gjithë më fajësojnë mua, ndihem mirë që tash koha më jep të drejtë për vendimin tim për themelimin e Gjykatës Speciale. Gjykata Speciale nuk mund dhe nuk do të shfuqizohet”, ka thënë mes tjerash Thaçi.

Kurteshi: Pritet gjithçka nga Thaçi

Duke folur rreth asaj se si vlerësohet një deklaratë të tillë nga Hashim Thaçi, dhe se apo mundohet ai që me këtë deklaratë ta shfajësojë veten, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka thënë për “Bota sot” se këtu kemi të bëjmë me personin më të rrezikshëm.

Image
Sami Kurteshi

“Këtu gjithçka pritet prej tij, sepse kemi të bëjmë me një person pa kurrizor, një person më të pa besë, më të pa edukuar, të pasluftës në skenën e Kosovës, që nuk njeh asnjë parim politik, ligjor apo shoqëror. Ky person njeh vetëm mashtrimin, pabesinë, tradhtinë dhe krimin për interesin e vet personal dhe klanor”, ka thënë deputeti Kurteshi.

Ndërsa anëtari i LDK-së Bajram Gecaj, ka thënë se kjo është tipike për Thaçin dhe metodat tanimë të njohura të veprimit të tij , bëje “llugë” fillimisht, e që pastaj të dalësh shpëtimtari dhe personi i cili mund të zgjidhë probleme.

Image
Bajram Gecaj

“Këto veprime janë tej mase të papranueshme dhe skajshmërisht të dëmshme për vendin dhe imazhin e Republikës së Kosovës si shtet serioz dhe i denjë për miqësi me familjen e shteteve të civilizuara dhe demokratike. Dëmi është shkaktuar, pa marrë parasysh tërheqjen e tyre “qyqarëllake”, edhe pse pasojat do të ishin shumë më të rënda nëse iniciativa do të kalonte”, ka thënë Gecaj.

Abazi: Thaçi dhe “PRONTO” janë mbi ligjin

Analisti politik Haki Abazi, ka thënë se tani është koha që të përfundojë kjo etapë e zezë e vendit.

Image
Haki Abazi

 “Tentimi për të bërë ushtrinë pa koordinim dhe tani nismën për ta zhbërë gjykatën Speciale janë tregues të naivitetit dhe në të njëjtin kohë konsideratë që Thaçi dhe “PRONTO” janë mbi ligjin. E vërteta që këta kanë torturuar qytetaret për 18 vite tani, kanë kërcënuar dhe luajtur me fatin e vendit për interesa të ngushta. Por, tani këta e kanë kthyer edhe "pushkën" drejt Bashkësisë Ndërkombëtare. Deklarata e tij, janë jo serioze, madje edhe ai e di shumë mirë se në përgjime ka fyer Amerikanët dhe ju është kërcënuar njerëzve. Thaçi  është koka e grupit që ka kapur shtetin dhe e ka gjunjëzuar atë së bashku me Kadri Veselin. Nuk kanë lënë parti asnjëri që nuk e kanë tradhtuar për ta ruajtur veten tani është koha qe te përgjigjen dhe faturën ta paguajnë ata dhe jo qytetaret”, ka thënë analisti politik Abazi.

Njohësi i çështjeve juridike, profesor Muhamet Kelmendi, ka thënë se Thaçi është politikan që zhvillon politike dhe vepron në bazë të interesave individuale dhe grupore.

 

Image
Muhamet Kelmendi

“Që nga koha që unë e njoh unë Thaçin pra që nga viti 1996, ai çdo herë vetëm mbi interesat e tilla ka vepruar. Kështu bëri edhe me Gjykatën Speciale. Në vitin 2015 po ashtu bëri çmos dhe i detyroi deputetët e PDK-së që në ripërtëritje të votimit për Gjykatë të votojnë. Natyrisht se më vonë duket e gjitha edhe nga zhvillimet politike në raport me Kosovën, ku ishte kundër. Madje me deklarimet e veta kundër kësaj Gjykate, duke e quajtur veprimtarinë e tillë (si mashtrim) ndaj tij, ndikoi dukshëm në nënshkrimet e kërkesës për seancë lidhur me gjykatë. E tash po deklaron përsëri përkushtueshmërinë për Gjykatë. Këndej, shihet kontradiktat që vijnë mbi bazën e interesave dhe i tërë qëndrimi këtu mbështetet. Është e rrugës të vazhdojë punën Gjykata”, ka thënë profesor Kelmendi.

Zorra: Thaçi në provën e parë dështoi

Sipas tij, këtu është dashur dhe duhet që ti zgjerohen kompetencat ndaj çdo krimi dhe ndaj çdo dhune terrori të kryer në Kosovë.

“Qytetarët e Kosovës nuk janë të kënaqur me përgjegjësinë e shtetit serb dhe të krimineleve serb. Nuk kemi fare përgjegjësi, ndaj këtu duhet drejtuar presionin ndaj faktorit ndërkombëtar që edhe për shtetin serb të ndërtohet një Gjykatë  Speciale. Po veprat janë kryera në Kosovë dhe Gjykata e tashme Speciale duhet të ketë kompetenca. Kjo kërkohet nga Thaçi, nga Qeveria dhe nga Kuvendi i Kosovës që të veprohet,” është shprehur profesor Kelmendi.

Lirim Zorra ligjërues në Kolegjin e ISPE-së ka thënë se duke qenë se tani presidenti po shihet si iniciator i shfuqizimit të Gjykatës, kritikat kanë rënë mbi të si nga partnerët ndërkombëtar, ashtu edhe nga liderët politik e veçanërisht Veseli  dhe Haradinaj, të cilët gishtin tregues e kanë drejtuar tek presidenti në bisedimet me Ambasadorët e huaj.

Image
Lirim Zorra

 “Thaçi në provën e parë dështoi për shkak të presionit ndërkombëtar dhe atij vendor andaj tani duhet të krijojë përshtypje në popull që veprimet e tij nuk ishin për izolim të Kosovës. Andaj, ai tani në Prishtinë dëshiron ta përmirësoj dhe të gjej fajtor për këtë gjendje në mënyrë që ta ruaj pozitën e tij dhe të Klanit të tij si në PDK ashtu edhe në institucionet e shtetit  ku janë njerëzit afër tij”, ka thënë Zorra.

Shfajësimi

Analisti politik Rexhep Shahu, ka thënë se me këtë deklaratë Hashim Thaçi donë të shfajësohet për lojën që ndodhi me Gjykatën Speciale.

Image
Rexhep Shahu

 “Për hir të së vërtetës, i duhet pranuar arsyetimi se ai e ka miratuar këtë Gjykatë në vitin 2015 por gjithë veprimet e me pasme kanë qenë veprime pendimi të politikanëve kryesor nga ata komandantet që besojnë vet se vijnë nga lufta. Andaj, deklarata e Thaçit më në fund është siç thashë për ta kapur trenin,  mos të mbetet në tokë. Gjykata speciale do tu jap mundësinë aktorëve të ndryshëm të shohin pafajësinë e viktimave shqiptar, pasi propaganda e shfrenuar anti-shqiptare pas luftës për Kosovën krijoi në shpesh raste idenë se shqiptarët ishin agresorë e pushtues e jo serbët. Te interesuarit për të fajësuar shqiptarët harrojnë e duan të harrojnë pasi nuk shkuan shqiptarët në Serbi por erdhi makineria serbe e luftës në Kosovë. Gjykata Speciale do tu jap dorë e argumente të forta avokatëve të shqiptarëve, amerikanëve në rastin konkret të drejtojnë gishtin e akuzës kundër agresorëve që kanë vesh kostumet e viktimave”, ka thënë analisti politik Shahu.

Mashtrim i Madh

Image

Faton Abdullahu

Ndërsa publicisti ka thënë se “Mashtrim i Madh” është përshkrimi më i mirë që mund t’i bëhet gjithë asaj çfarë kanë bërë pushtetarët aktual rreth Gjykatës Speciale.

“Ky mashtrim, determinohej më shumë nga frika se shokët e pushtetarëve aktual, të pandehur të mundshëm, mund të revoltoheshin e të nxirrnin të palarat e vjetra. Pra pushtetarët aktual, kanë mashtruar me qëllim që ta mbrojnë veten dhe pushtetin ku janë, nga sulmet e mundshme të kolegëve të tyre. Në anën tjetër, duke i dhënë ngjyrime morale gjithë këtij procesi në kuptimin: UÇK nuk është për tu ndëshkuar- po i mbrojmë vlerat e luftës, hetimi ka karakter një etnik, e të tjera të kësaj natyre, ata e kanë kamufluar tinëzisht këtë dimension të refuzimit të Gjykatës Speciale, pra dimensionin e mbrojtjes së pushtetit ku janë dhe interesave të veta të ngushta”, ka thënë Abdullahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat