“Serbia po vazhdon lojën me BE-në, por mbetet mike besnike e Rusisë”

Aktuale

“Serbia po vazhdon lojën me BE-në, por mbetet mike besnike e Rusisë”

Nga: A.S Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 10:02
Vladimir Putin dhe Aleksander Vuçiq

Profesori universitar, Muhamet Kelmendi thotë se Serbia po e vazhdon lojën e saj më Bashkimin Evropian, e në anën tjetër mbetet mike besnike e Rusisë.

Ai madje thotë se Serbia po e kërcënon Brukselin përmes Rusisë.

Sipas tij, Bashkimi Evropian po i përkëdhel zyrtarët serb për shkak të frikës se ajo mund ta lejojë Rusinë që t’i vendos forcat e veta ushtarake në Serbi.

Ky është komenti i tij i plotë në Facebook:

U vërtetua!

Para ca kohesh theksova se Serbia është e përkëdhelura e UE. Kjo për faktin se UE ka frike se Rusia futet edhe ushtarakisht në Serbi, ndonëse është aty.
Për atë e përkëdhelë Serbinë për të ndaluar afrimin gjoja me Moskën në llogari të lëshimeve të mëdha që bënë kundruall këtij shteti dhe dhënies së datës për anëtarësim në UE.
E gjithë kjo është një mashtrim i madh i UE. Serbia është mike histerike e Rusisë dhe ashtu do të mbetet.
Le te jepen miliarda euro Serbisë dhe megjithatë Serbinë nuk mund ta largojnë nga Rusia.
Edhe tërë Kosovën, Bosnjën e Hercegovinën, Malin e Zi etj., me ia aneksuar Serbisë, prap se prap nuk bëhet mike e UE. 
Serbia nuk e ndërron me asgjë miqësinë me Rusinë.
Çdo gjë tjetër është lojë. 
Por, negativiteti qëndron.
UE po e pranon një shtet në gjirin e vete me kriminel dhe gjenocidin. Po e fute brenda një shtet që duhet të dënohet për dhunën dhe terrorin.
Serbia kështu vetëm qeshe. Ai shtet e vazhdon lojën e vete me UE dhe mbetet mike e shtetit rus.
"Kurrë, thotë krimineli Vuçiq, nuk do të pranohet nga Serbia shteti i Kosovës (...) Kështu na pranoni në UE ose ne heqim dore(...)".
Ky është kërcenim i Vuçiqit për marrëdhëniet tradicionale me Rusinë.
Pranonani a jo ne UE s' ka rendësi!
Ne e kemi Rusinë.
Pra, kemi një politike të UE aspak parimore dhe tejet jo demokratike kundruall shteteve ne Ballkan.
Dhe kjo do të hakmerret ndaj UE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat