“Veseli i lejoi qëllimisht konfrontimet për demarkacionin, ose tani...”

Aktuale

“Veseli i lejoi qëllimisht konfrontimet për demarkacionin, ose tani...”

Nga: G.B Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 17:17
Kadri Veseli

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ka komentuar deklaratën e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, i cili ka thënë se nuk do të lejojë konfrontime dhe skena teatrale për demarkacionin.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se Veseli i ka lejuar qëllimisht konfrontimet më herët, ose tani që janë bërë bashkë, VV nuk do të marrë guximin t’iu kundërvihet, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë:

Kadri Veseli tha sot se “nuk do të lejojë të ketë konfrontime për këtë temë” [demarkacionin], dhe se nuk do të lejojë skena teatrale!

Kjo po i bije ose që më herët i kishte lejuar konfrontimet qëllimisht, ose që tani janë bërë bashkë “të fortët” dhe se LVV nuk do ta marrë guximin t’u kundërvihet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat