Policia e Kosovës arreston djalin e bashkëpunëtorit të Aleksandër Vuçiqit

Aktuale

Policia e Kosovës arreston djalin e bashkëpunëtorit të Aleksandër Vuçiqit

Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 14:03
Sasha Milojeviçu, Zoran Milojevi? dhe Aleksandër Vuçiqi

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka arrestuar mbrëmë një person në komunën e Leposaviqit.

Media mëson se forcat e sigurisë kanë prangosur Sasha Milojeviçu, djalin e politikanit të njohur të veriut, Zoran Milojevi? – i njohur si ‘Zelja’.

Ky i fundit njihet si njëri prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të presidentit  të Serbisë në veriun e Kosovës.

Burimet e njëjta tregojnë se arrestimi i këtij personi erdhi pasi tek i njëjti u gjet një sasi e konsiderueshme e drogës. Bastisja nga Njësitet Speciale është kryer në kafiterin “Tom”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat