Zafir Berisha: Nuk është hera e parë që Thaçi i lunë fjalët

Aktuale

Zafir Berisha: Nuk është hera e parë që Thaçi i lunë fjalët

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 10:29
Zafir Berisha

Deputeti i NISMA-s për Kosovëm, Zafir Berisha, thotë se nuk është për t’u çuditur fakti që presidenti Hashim Thaçi ka ndryshuar qëndrimin e tij për zhbërjen e Gjykatës Speciale, pasi sipas tij nuk është hera e parë që ai i ndryshon fjalët.

“ Thaçi është kthy në pikën zero, qaty ku ka qenë. Nuk është për me u quditë, nuk është hera e parë që i lunë fjalët e që bënë akrobacione të tilla”, ka deklaruar Berisha.

Berisha thotë se ndryshimi i qnëdrimeve të presidentit Thaçi tregon për karakterin e pa qëndrueshëm të tij.

“Unë jam nënshkrues, dhe nuk e kam nënshkru atë për Hashim Thaçin. Unë kam qenë kundër edhe në 2015-ën edhe tash jam kundër. Ai i ka shti në 2015-tën me votu me çdo kusht me e votu për një gjykatë të dëmshme. I ka shti me marrë edhe iniciativë dhe i la tash. Në njeri që po e tregon dalngadalë karakterin e tij të pa qëndrueshëm ”, është shprehur Berisha për Periskopin.

I pyetur nga Periskopi  se si e komenton faktin që edhe kryeministri  Haradinaj dhe kryekuvendari Veseli kanë  ndryshuar qëndrim rreth nismës për zhbërjen e Gjykatës Speciale, Berisha ka thënë se nëse e kanë ditur qysh në fillim se nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë, nuk është dashur që të luhet me ndjenjat e qytetarëve.

“ Unë mund të flas vetëm për veti që nuk e kam ndryshuar qëndrimin. Por nuk është mirë që me lujtë me ndjenjat e qytetarëve për çështje të rëndësishmë për vendin siç është çësthja e Gjykatës. Plotësisht pajtohemi që është gjykatë e damshme një etnike, por nesë e kanë ditë që nuk munden me e zhbë,  sepaku nuk është dashtë me e torturur për një muaj ditë qytetarin e Kosovës me deklarata dhe ide koti”, ka përfunduar Berisha për Periskopin.

Sot presidenti i vendit Hashim Thaçi në një konferencë për media, ka thënë që nuk ka qenë nismëtar për zhbërjen e Gjykatës Speciale. Në një linjë me Thaçin tashmë janë edhe Haradinaj e Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat