E thotë Haradinaj: Pas natës së 22 dhjetorit, janë ftohur marrëdhëniet me Amerikën

Aktuale

E thotë Haradinaj: Pas natës së 22 dhjetorit, janë ftohur marrëdhëniet me Amerikën

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 10:31
Greg Delawie në takim me Ramamush Haradinaj

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, vlerëson se janë ftohur marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas natës së 22 dhjetorit të vitit të kaluar kur u tentua shfuqizimi i Gjykatës Speciale.

Një gjë të tillë, Haradinaj e ka bërë të ditur në emisioin “Rubikon” të KTV-së, ku theksoi se kanë marrë kritika të shumta lidhur me këtë iniciativë.“Marrëdhëniet me Amerikën nuk janë të shkëlqyera, ka kritika nga ana e tyre për iniciativën për shfuqizimin e Dhomave të Specializuara, por nuk janë dëmtuar aq shumë sa po dëshiron ndoshta dikush”, tha Haradinaj.

Megjithatë ai është shprehur optimist se partenriteti i vendit me SHBA-në do të ruhet edhe për shumë kohë.“Unë besoj në miqesinë e Kosovës me Amerikën. Unë kurrë nuk i lëndoi marrëdhëniet me SHBA-në, dhe as nuk do të gaboj me hapa”, ka deklaruar ai.

Pavarësisht reagimeve të ndërkombëarëve, Haradinaj nuk e mohoi faktin se ata kanë qenë të informuar paraprakisht lidhur me atë që pritej të ndodhte më 22 dhjetor të vitit të kaluar.“Lidhur me këtë temë, ka pasur biseda paraprake me ndërkombëtarët. Është hetuar një energji për të ndodhur ajo që ndodhi. Pa marrë parasyshë iniciativen e deputetëve, kjo gjykatë nuk është e drejt”, u shpreh Kryeministri Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat