Deputetja e LDK-së dhe ajo e VV-së braktisin mbledhjen e komisionit për Arsim, kjo është arsyeja

Aktuale

Deputetja e LDK-së dhe ajo e VV-së braktisin mbledhjen e komisionit për Arsim, kjo është arsyeja

Më: 30 janar 2018 Në ora: 13:10
Komisioni

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku dhe Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje e kanë lëshuar mbledhjen e Komisionit për Arsim  pas debateve që kanë pasur me Teuta Haxhiun e cila e ka kryesuar sot këtë komisionin.

Haxhiu iu ka kërkuar dy deputetëvev që të mos dalin me tema nga  rendi i ditës, ndërkohë që ato  insistuan se janë brenda rendit të ditës.

Në këtë komision paraprakisht ka raportuar ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi i cili ka thënë se lajmi për mbylljen e Universiteteve Publike është keqinterpretuar nga mediat.

Ai ka potencuar  se nuk do të ketë mbyllje të Universiteteve, por ka kërkuar riorganizim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat