Vulin i përgjigjet Hoxhajt: Kosovën po e destabilizojnë vrasjet dhe përpjekja për shfuqizimin e Speciales

Aktuale

Vulin i përgjigjet Hoxhajt: Kosovën po e destabilizojnë vrasjet dhe përpjekja për shfuqizimin e Speciales

Më: 28 janar 2018 Në ora: 16:02
Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka deklaruar se gjendjen në Kosovë po e destabilizojnë vrasjet, siç është atentati ndaj Oliver Ivanoviqit, si dhe përpjekjet e shqiptarëve për të shfuqizuar Gjykatën Speciale dhe për të mos lejuar që ish-pjesëtarët e UÇK-së të gjykohen për krimet e luftës ndaj serbëve.

Këtë deklaratë ministri serb i Mbrojtjes e ka bërë duke iu përgjigjur zëvendëskryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili ka vlerësuar se deklaratat e Ministrit serb të Mbrojtjes, Alesandar Vulin, paraqesin kërcënim për sigurinë në Kosovë.

Aleksandar Vulin i ka thënë Tanjugut se destabilizimin e Kosovës po es hkakton fakti se që nga ardhja e bashkësisë ndërkombëtare në ‘krahinën jugore’ deri më tani janë vrarë më shumë se një mijë serbë dhe për këtë, siç thotë ai, pothuajse askush nuk ka dhënë përgjegjësi.

“Destabilizimin e Kosovës po e shkaktojnë ata që besojnë se çdo krim kundër serbëve është i lejuar dhe se duhet të mos ndëshkohet. Ushtria Serbe dhe shteti serb gjithmonë do të kujdesen për çdo pjesë të territorit të tyre, gjë që edhe ‘Kosova e Metohia’ është, sipas Rezolutës 1244 dhe Kushtetutës së Serbisë”,  ka porositur Vulin pas një takimi me përfaqësuesit e serbëve të Krainës.

Pas deklarimeve të ministrit serb se” Ushtria e Serbisë me vëmendje po e vëzhgon situatën e sigurisë në veri të Kosovës”, ka reaguar zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj përmes një postim në rrjetin social Twitter, duke i cilësuar deklaratat e tilla si kërcënim për Kosovën.

“Deklaratat si kjo e Vulinit janë kërcënim për sigurinë në Kosovë dhe mund të shkaktojnë destabilizim”, ka thënë Hoxhaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat