Deputeti i LDK-së: Kryeministri malazez nuk vjen në Kosovë për zgjidhje

Aktuale

Deputeti i LDK-së: Kryeministri malazez nuk vjen në Kosovë për zgjidhje

Më: 28 janar 2018 Në ora: 10:13
Dushko Markoviq, Federica Mogherini, Ramush Haradinja

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq do ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit të ardhshëm, mirëpo nuk pritet që të ketë ndryshime të qëndrimit rreth kufirit.

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj thotë se Mali i Zi e ka kryer çështjen e përcaktimit të vijës kufitare me Kosovën.

“Nuk e di çfarë zgjidhje mund të ofrojë Kryeministri i Malit të Zi kur ata veç e kanë përfunduar këtë tematikë. Për Malin e Zi kjo tematikë është e mbyllur dhe vetëm pritet që Kosova ta ratifikojë një marrëveshje ndërkombëtare të cilën e kanë realizuar ata”, tha ai.

“Unë nuk e besoj që ata do të vijnë për zgjidhje. Më tepër e shoh si një lojë politike të kryeministrit aktual për të thënë që: e ftova, provuam me bisedu dhe si duket zgjidhja e vetme është prapë marrëveshja e vjetër”, tha Selmanaj për rtv21.

Ai thotë se çështja e demarkacionit me Malin e Zi po zvarritet qëllimisht.

“Kur i dëgjoj deklaratat qoftë të kryeministrit qoftë të tjerëve duke thënë se akoma s’na ka ardhë nga komisioni ta merr mendja që komisioni parlamentar dhe Kryesia e Kuvendit janë në një largësi qindra-mijëra kilometra”, tha Selmanaj.

“Kryesia po të kishte interesin e saj për ta trajtuar këtë tematikë ka mund brenda ditës apo të nesërmen ta vendosë në rend dite dhe ta trajtojë”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat