Aktorët serbë “rikthejnë” kriminelin Millosheviç me shfaqje në Kosovë

Aktuale

Aktorët serbë “rikthejnë” kriminelin Millosheviç me shfaqje në Kosovë

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 26 janar 2018 Në ora: 18:30
Aktorët serbë

Është paralajmëruar se ditëve të ardhshme disa aktorë dhe anëtarë të korit nga Beogradi, do të vijnë në qytezën e Graçanicës për të performuar një performance me tekst të shfaqjes “ The Slobodan Show” si një kronologji në shenjë nderi dhe përkujtimi ( IN MEMORIAM) për kasapin Millosheviç .

12 vite pas vdekjes së Millosheviçit, i cili vdiq gjatë gjykimit të tij për krime lufte, serbët ende po tentojnë ti provokojnë shqiptarët e Kosovës, me shfaqje e lojëra të ndryshme, duke e ditur shumë mirë se Millosheviçi për të gjithë shqiptarët kudo që janë është krijesa më e urryer.

Edhe pse vet serbët e dinë se krimineli Millosheviç, ka qenë i dënuar për krime lufte në Kosovë, pasi me bandat dhe forcat e veta kriminale dëboi nga trojet e tyre rreth 800,000 shqiptarë etnikë dhe vrau afër  10,000 të vrarë nga forcat e Millosheviçit në fund të viteve 1990, megjithatë nuk hezitojnë ta marrin një rrugëtim të tillë për në Kosovë.

Pa dyshim, se ky është edhe një hap tjetër i radhës i politikes së Beogradit ku me lojërat e saja të pista, përpiqet të destabilizuar gjendjen në Kosovë.

Qeveria e Kosovës dhe Institucionet e saj, do duhej te bënin diçka në këtë drejtim  për te parandaluar këtë performancë, e cila ka për synim për ti trazuar edhe një herë familjarët e viktimave dhe të gjithë atyre që e përjetuan luftën e fundit.

Anëtari i LDK-së Bajram Gecaj, ka thënë për gazetën “Bota sot” se Qeveria dhe Institucionet e Kosovës nuk do të duhej të lejojnë asnjëherë një shfaqje të tillë në asnjë mënyrë sepse ky është një provokim i radhës.

Ndërsa, analisti politik Berim Burjani ka thënë se në Kosovë nuk mund të mbahen e as lejohen assesi performanca të tilla me përmbajtje të nxitjes së urrejtjes dhe forma racizmi.

Ai konsideron, se shfaqje të tilla nuk duhet lejuar, kjo për faktin se perfomanmca duhet të përçojë mesazhin e paqes, mirëkuptimit dhe tolerancës etnike, kulturore e jo të urrejtës dhe destabilizmit të gjendjes.

“Performancat nuk duhet të jenë të tipit konfliktuoz, apo me përmbajtje kundër etnive tjera, pasi performacat e tilla kanë mesazhe të dhunës dhe konfliktit”, ka thënë Burjani.

Drejtori dhe dramaturgu Naser Shatrolli ka thënë se, askush nuk do të ndryshojë historinë me një shfaqje kur të gjithë e dinë të vërtetën.

"Nuk ka rëndësi se çfarë thotë loja pasi të gjithë e dinë se Millosheviçi është një kriminel, një tiran, i cili shkatërroi të gjithë rajonin e Ballkanit, jo vetëm shqiptarët, dhe ai do të qëndrojë ashtu dhe askush nuk do ta ndryshojë këtë " është shprehur Shatrolli.

 Ndryshe, mësohet se  autorja e cila ka shkruar këtë shfaqje që do të kryhet nga serbët e Kosovës në qytetin e Graçanicës në Kosovë, është Jelena Bogavac, e cila përmes vargjeve të saj  përpiqet të portretizojë kompleksitetin e plotë të Milloshevicit, i cili ende edhe pas vdekjes fajësohet nga shumë njerëz në të gjithë Ballkanin, i akuzuar për vdekjen dhe vuajtjen e dhjetëra e mijëra njerëzve. "Fillimisht ne dëshironim të bënim një lojë. Millosheviçi nisi një valë nacionalizmi popullsite për të pushtuar në Beograd në vitin 1989, ndërsa komunizmi po shembte në të gjithë Evropën Lindore, pastaj e udhëhoqi Serbinë përmes një dekade luftërash në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë. I përshëndetur nga nacionalistët serbë si mbrojtës të tyre kundër kroatëve katolikë dhe myslimaneve boshnjakë dhe qytetareve të Kosovës, Milosheviç njihej si një diktator brutal nga Perëndimi dhe përfundimisht, pas një fushate bombardimi të NATO-s në 1999, humbi pushtetin dhe përfundoi në gjyq për krime lufte në Hagë”, ka shkruar autorja Jelena Bogavac, mes tjerash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat