Pse Ramush Haradinaj nuk kërkon zbardhjen e vrasjes së vëllaut të tij, Enverit?

Aktuale

Pse Ramush Haradinaj nuk kërkon zbardhjen e vrasjes së vëllaut të tij, Enverit?

Nga: H.O. Më: 26 janar 2018 Në ora: 17:35
Pamje nga varrimi

Enver Haradinaj, vëllau i kryeministrit Ramush Haradinaj është vrarë në prill të vitit 2005, ndërsa 13 vite pas kësaj vrasje ende nuk është zbardhur kjo vrasje. Madje, vetëm 5 muaj pas kësaj vrasje, është kërkuar të mbyllen hetimet.

Image
Pamje nga varrimi

Përveq kësaj, as familja Haradinaj nuk e përmend dhe përkujton vrasjen e familjarit të tyre.  As kryeministri Haradinaj nuk përkujton asnjëherë vëllaun e tij, Enverin, i cili u vra në rrethana të pazbuluara deri më tani.

Ndonëse nuk u sqarua kjo vrasje asnjëherë, ajo qka dihet deri më tani është se familja Haradinaj vetëm pak vite më parë kishte një konflikt me familjen Musaj, ku si pasojë e këtij konflikti kishte mbetur i vdekur Sadik Musaj, në po të njëjtin vit, kur është vrarë edhe Enveri, vëllau i Ramush Haradinajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat