Kurti: Nuk mund ta ndalim gjuhën e aktivistëve pa i ndalur këta lart

Aktuale

Kurti: Nuk mund ta ndalim gjuhën e aktivistëve pa i ndalur këta lart

Më: 25 janar 2018 Në ora: 21:55
Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje , Albin Kurti ka adresuar përdorimin e gjuhës së urrejtjes nga anëtarët e kësaj partie në rrjete sociale.

Në një intervistë për KALLXO, Kurti tha se planifikon të bëjë një kod të sjelljes brenda Lëvizjes por që sipas tij nuk ka mundur të bëjë asgjë për ndalimin e shprehjes së aktivistëve.

“Nuk mundemi ne t’i ndalim aktivistët në terren pa i ndalur niher këta lart. Është absurde që të pretendosh ta ndalësh një vullnetar në një komunë të largët të Kosovës në ndërkohë që njerëzit në sekretariat , deputetët dhe anëtarët e Kryesisë nuk ndalen”, tha Kurti.

Ai përballë Jeta Xharrës ka bërë të ditur se synimi i tij është që të ketë më shumë kujdes në shprehje sidomos në çështjet gjinore”, tha Kurti.

Në këtë intervistë, Kurti flet  edhe lidhur me pakënaqësitë e shfaqura brenda partisë që e udhëheq si dhe adreson sharjet, dorëheqjet dhe linçimet të cilat janë bërë diskutime publike nga kjo parti që nga fundi i vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat