Nis ndarja e Lëvizjes Vetëvendosje, kjo është përçarja e madhe që “krisi” sot

Aktuale

Nis ndarja e Lëvizjes Vetëvendosje, kjo është përçarja e madhe që “krisi” sot

Nga: P.R Më: 25 janar 2018 Në ora: 13:18
Zyrat e VV-së

“Vetëvendosja do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme në ora 14:00. Kjo konferencë ka të bëjë me zhvillimet e fundit brenda lëvizjes. Sipas njoftimit të VV-së, në këtë konferencë do të flas koordinatorja e Qendrave të Lëvizjes, Teutë Rrusta dhe koordinatori i Sekretariatit te Përgjithshëm, Nol Nushi. Konferenca mbahet në Ambientet e Bibliotekës “Hivzi Sylejmani” Lagjja Dardania”, kjo emali kishte ardhur në emalin e mediave në Kosovë, ku njoftohej së Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë konferencë për media.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kësaj partie. Ata kanë bërë të ditur se tashmë Nol Nushi dhe Teutë Rrusta më nuk përfaqësojnë qëndrimet e Vetëvendosjes.

“Bazuar në praktikat e funksionimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, përfaqësuesit e saj thërrasin konferenca për media në koordinim me Sekretariatin për Media dhe konferencat i mbajnë në zyrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Për konferencën e Nol Nushit dhe Teuta Rrustës jemi njoftuar se ata do të mbajnë një konferencë për media jashtë zyrave të Lëvizjes. Noli dhe Teuta, bashkë me disa aktivistë të punësuar në Sekretariatin e Përgjithshëm, pas zgjedhjeve lokale (nga 20 Nëntori), nuk kanë ardhur me rregull në zyrë, në vendin e tyre të punës. Më 18 dhjetor 2017 në mbledhjen e Sekretariatit të Përgjithshëm në të cilën ka qenë edhe Noli e Teuta, është kërkuar nga të njëjtit t’i respektojnë obligimet e punës që dalin nga Kontrata që e kanë nënshkruar dhe Rregullores së punës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!!, që është në harmoni me Ligjin e Punës”, thuhet në kounikatën e VV-së, [ërcjellë “Bota sot”.

“Bazuar në praktikat e funksionimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, përfaqësuesit e saj thërrasin konferenca për media në koordinim me Sekretariatin për Media dhe konferencat i mbajnë në zyrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Për konferencën e Nol Nushit dhe Teuta Rrustës jemi njoftuar se ata do të mbajnë një konferencë për media jashtë zyrave të Lëvizjes. Noli dhe Teuta, bashkë me disa aktivistë të punësuar në Sekretariatin e Përgjithshëm, pas zgjedhjeve lokale (nga 20 Nëntori), nuk kanë ardhur me rregull në zyrë, në vendin e tyre të punës. Më 18 dhjetor 2017 në mbledhjen e Sekretariatit të Përgjithshëm në të cilën ka qenë edhe Noli e Teuta, është kërkuar nga të njëjtit t’i respektojnë obligimet e punës që dalin nga Kontrata që e kanë nënshkruar dhe Rregullores së punës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!!, që është në harmoni me Ligjin e Punës”.

Sipas Vetëvendosjes, dy të lartpërmendurve iu janë ndërprerë kontratat e punës.

“Edhe pas kësaj dite, dy të lartpërmendurit nuk kanë ardhur në vendin e tyre të punës. Teuta deri më tani, brenda 2 muajve, 2-3 herë ka kryer disa shërbime në cilësinë e përgjegjëses për Qendrat e Lëvizjes. Për shkak të mosardhjes në punë dhe moskryerjes së detyrave të punës, kontratat e skaduara më 31 dhjetor 2017, të Nolit dhe Teutës, nuk ka qenë e mundur të përtëriten dhe prandaj as nuk mund të konsiderohen si të punësuar mëtutje në Sekretariatin e Përgjithshëm. Arsyet e lartpërmendura janë dëshmi e mjaftueshme se Noli dhe Teuta në këtë Konferencë nuk përfaqësojnë pozicionet e mbajtura më herët në Sekretarin e Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, përfundon komunikata e Vetëvendosjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat