Krasniqi: Siguria në rrugë, përgjegjësi e përbashkët

Aktuale

Krasniqi: Siguria në rrugë, përgjegjësi e përbashkët

Më: 24 janar 2018 Në ora: 11:52
Konferenca e Pestë Ndërkombëtare “Auditimi i sigurisë rrugore dhe zvogëlimi i aksidenteve në trafik”

Siguria rrugore në Kosovë, ende nuk është në nivelin e duhur dhe se duhet një sensibilizim i të gjithë faktorëve relevant, me qëllim që siguria në rrugë të jetë në nivel me të kënaqshëm. Kështu u tha në Konferencën e Pestë Ndërkombëtare “Auditimi i sigurisë rrugore dhe zvogëlimi i aksidenteve në trafik”, organizuar nga Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike "Tempulli", Instituti i Sigurisë Rrugore dhe Hulumtimeve në Transport dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit "AMRKS", ku pjesëmarrës janë dhe personalitete nga Kosova dhe vendet e rajonit.

Muhamet Krasniqi drejtor i Kolegjit “Tempulli”, tha se siguria në rrugë, është përgjegjësi e përbashkët e të gjithëve dhe jo vetëm e një institucioni.

Krasniqi: Siguria në rrugë, përgjegjësi e përbashkët

“Duhet të pranojmë se siguria në rrugë është në përgjegjësi e përbashkët. Nuk është përgjegjësi që i takon vetëm Qeverisë apo policisë, apo vetëm një institucioni. Por është një përgjegjësi, që na takon gjithë neve. Secilit prej nesh i cili është përdorues i rrugës. Mua më gëzon fakti që shoh zyrtarë të Qeverisë dhe  institucioneve tjera, shoqërisë civile bizneseve, profesorëve, kolegëve ekspertëve dhe do të doja nga të gjithë një qasje pro aktive, me qëllim të uljes së numrit të aksidenteve në rrugë. Kjo konferencë megjithatë shpresoj të mos jetë një top shop, por të jetë një mundësi e vërtetë për të diskutuar”, tha ai.

Ndërkaq zëvendës ministri i Infrastrukturës Rexhep Kadriu,  tha se institucioneve u  duhet një përkushtim dhe punë më e madhe, me qëllim që të zvogëlohen aksidentet në rrugë. Ai tha se Ministria e infrastrukturës, po merr masa për parandalimin e aksidenteve në trafik ,  duke filluar nga inspektimi i të gjitha kontrolleve teknike si dhe  sinjalizimi i rrugëve në Republikën e Kosovës. Ndërsa tha se rekomandimet dhe konkluzionet që dalin nga kjo konferencë,  do t’i shfrytëzojnë si Ministri e Infrastrukturës për përmirësimin e gjendjes së rrugës, me qëllim që qytetarëve tu ofrohet një siguri më të madhe.

Kadriu: Shqetësues, numri i aksidenteve me fatalitet

“Institucioneve tona, na duhet një punë e madhe, një përkushtim i madh që ta zvogëlojmë numrin e  aksidenteve me fatalitet. Është shqetësuese për një vend me 2 milion banor, të kemi 130 aksidente me fatalitet për një vit. Kjo është për të ardhur keq. Por ne jemi ata të cilët duhet të bëjmë përpjekje çdo ditë, çdo natë 24 orë në shtatë ditë, që sa më parë ta zvogëlojmë këtë numër të vdekjeve të qytetarëve tanë“, tha ai.

Ndërkaq shefi i Kabinetit të ministrit të Arsimit Fehmi Hysenaj  tha se Kosova ka arritur që të ketë investime të mëdha në rrugë, mirëpo siguria në rrugë, nuk është ende në nivelin  e duhur. Ndërsa tha se  është jetike për popullin tonë,  që të zvogëlohen aksidentet në trafik.

Hysenaj: Duhet një bashkëpunim më i madh ndërministror

“Auditimi i sigurisë rrugore, duhet patjetër të ndikoi në zvogëlimin e aksidenteve në rrugë. Dhe meqenëse parafolësit,  flasin më më kompetencë, për çështjen e sigurisë në rrugë, e sidomos dhe pjesëtarët e PK dhe MPB, unë do ta spikas nevojën për një bashkëpunim më të madh ndër sektorial në kuadër të ministrive, që janë më të thirrura për këtë çështje. Por dhe një bashkëpunim ndërministror në mënyrë që të ketë një sensibilizim më të madh në këtë fushë. Dhe që të sigurohet që auditimi i sigurisë rrugore, të jetë vazhdimisht i kyçur, në të gjitha fazat e planifikimit të projekteve”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat