Suedia përkrah Kosovën në procesin integrues

Aktuale

Suedia përkrah Kosovën në procesin integrues

Më: 23 janar 2018 Në ora: 17:33
Pamje nga takimi

Përfshirja e Kosovës në Strategjinë e zgjerimit që pritet të publikohet në Shkurt të këtij viti nga Bashkimi Evropian, do të definohet qartë, me afatet dhe kërkesat ndaj nesh, duke u precizuar me hapa konkret pjesëmarrja jonë në këtë proces, kërkoi Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në takim me Oscar Stenström, Sekretar i Shtetit, përgjegjës për Çështje të BE-së dhe Tregtisë së Suedisë.

Siç njofton Ministria e Integrimeve përmes një komunikate për media, Hoxha e falënderoi Stenström, për mbështetjen në  procesin e integrimit të Kosovës në institucionet ndërkombëtare dhe Bashkimin Evropian.

”Ne do t’i kryejmë të gjitha detyrat tona. Do të vazhdojmë ta luftojmë korrupsionin, të bëjmë reformat që kërkohen si pjesë e procesit integrues. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet prioriteteve të Agjendës Evropiane të Reformave dhe zbatimit të MSA-se. Andaj e vlerësojmë tejet të rëndësishme ndihmën e Suedisë në çdo proces dhe presim që BE të rikonfirmojë perspektiven evropiane të Kosovës dhe përfshirjen e saj në planet për zgjerim“, deklaroi Hoxha.

 Stenström, theksoi se Suedia qëndron e përkushtuar në përkrahjen e rrugës së integrimit evropian të Kosovës dhe fqinjësisë së mirë.

Për më tepër, ai theksoi se Kosova është shtet i pavarur, sovran, dhe se integrimi i saj drejtë familjes Evropiane është rrugë e pandalshme, duke ofruar mbështetje të plotë në proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat