Ambasada Amerikane: Dorëzohuni nga përpjekjet për shfuqizimin e Speciales

Aktuale

Ambasada Amerikane: Dorëzohuni nga përpjekjet për shfuqizimin e Speciales

Më: 23 janar 2018 Në ora: 17:15
Greg Delawie, Foto "Bota sot"

Kryesia e Kuvendit të Kosovës në takimin që ka mbajtur të hënën ka vendosur me vota anonime ta dërgoj në Qeverinë e Kosovës nismën për Shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Pas këtij vendimi, ambasada amerikane  ka kundërshtuar përsëri propozim ligjin dhe çdo përpjeke për ndryshimin dhe shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Ambasada amerikane apelon tek institucionet, deputetët dhe udhëheqësit partiak që të braktisin çdo ide shfuqizimin apo rinegiciimin e çfarëdo aspekti të Ligjit për Gjykatën Speciale.

“Apelojmë te udhëheqësit e organeve institucionale, udhëheqësit partiakë, dhe deputetët e Kuvendit, që të braktisin çdo ide për shfuqizimin apo rinegociimin e çfarëdo aspekti të Ligjit për Dhomat e Specializuara.  Ne kundërshtojmë propozimligin që është në shqyrtim e sipër dhe çdo përpjekje për të ndryshuar Dhomat e Specializuara në çfarëdo mënyre”, thuhet në përgjigjen e ambasadës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat