Beqiri: LDK kundër shfuqizimit të Speciales e pro Demarkacionit

Aktuale

Beqiri: LDK kundër shfuqizimit të Speciales e pro Demarkacionit

Nga: G.B Më: 23 janar 2018 Në ora: 13:42
Ismet Beqiri

Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, ka thënë se LDK ka qëndrim kundër shfuqizimit të ligjit për Specialen dhe pro ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi, përcjell Bota sot.

Ai thotë se këto qëndrime i ka bërë të ditur në Strasbourg,në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku është takuar me Joseph Daul ,Presidentin e Partive popullore Evropiane.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq,
Këto ditë jemi në Strasbourg,në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Mora pjesë në takim të Grupit Parlamentar të Partive Popullore (EPP) ku ne LDK,jemi anëtarë.
U takova me z.Joseph Daul ,Presidentin e Partive popullore Evropiane.E informova për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe qëndrimet e qarta të LDK-së,veqmas për dy qështjet preokupuese keto ditë: Jemi kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale dhe jemi për votimin e Demarkacionit me Malin e Zi.
Poashtu në GP të EPP-së u mbajtën votime për 4 Kryetar(Komisioner)të katër Komisioneve të KE që do të udhëhiqen nga përfaqësuesit-Deputetët e EPP-së.
Takuam z.Jordi Roca Mas,raportuesin për Kosovë në Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Takimet vazhdojn deri të premten,në GP të EPP dhe Komisionet e ndryshme të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
I.Beqiri.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat