Mos pagesa e 63 milionë eurove, çështja mund të dërgohet në arbitrazh

Aktuale

Mos pagesa e 63 milionë eurove, çështja mund të dërgohet në arbitrazh

Më: 23 janar 2018 Në ora: 12:01
Komisioni për Zhvillim Ekonomik

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, gjatë raportimit para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, ka folur rreth pretendimeve të kompanisë Bechtel - Enka, për penalet që kanë derivuar nga mos përmbushja e detyrimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në ndërtimin e Autostradës "Arben Xhaferi".

Lekaj tha se mos pagesat me kohë nga ana e ish-qeverisë të vitit 2014-2016 ka bërë që kjo çështje të trashëgohet nga qeveria e tanishme dhe nëse nuk kryhen obligimet prej 63 milionë eurove shtesë, atëherë  kompania sipas kontratës mund të dërgojë çështjen në arbitrazh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat