KFOR-i tregon nëse Kosova rrezikohet nga trazirat

Aktuale

KFOR-i tregon nëse Kosova rrezikohet nga trazirat

Më: 21 janar 2018 Në ora: 19:56
Ilustrim

Përgjatë kohëve të fundit serbët kanë vazhduar të deklarohen se priten trazira në Kosovë.

Është pikërisht Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin i cili deklaroi se pas vrasjes së liderit të Iniciativës Qytetare serbe, ‘Liri,demokraci,drejtësi’, Oliver Ivanonviq, gjendja në Kosovë nuk është e qetë.

Ai ka thënë se s’do të lejojnë që të rrezikohet siguria e qytetarëve serb në Kosovë dhe se Ushtria serbe është e gatshme për t’i mbrojtur ata.

“Ushtria e Serbisë është e gatshme të mbrojë çdo pjesë të territorit tonë dhe jemi mjaft të organizuar dhe të përgatitur për të gjithë qytetarët e Serbisë dhe i sigurojmë se paqja dhe stabiliteti i vendit tonë nuk mund të rrezikohet, nëse ushtria serbe është këtu”, ka shtuar më tej ai.

E lidhur me këto deklarata përgjatë zhvillimeve të fundit, media ka kontaktuar me KFOR-in në Kosovë, të cilët janë shprehur të bindur se gjendja në vend është stabile.

“KFOR-i vazhdon të garantojë një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes së sigurt në tërë Kosovën, sipas dispozitave të RKSKB1244, për çdo qytetarë të të gjitha etnive”, është thënë në përgjigjen e dhënë nga Zyra për Media e KFOR-it në Kosovë.

Gjithashtu këta të fundit kanë shtuar se KFOR-i mbetet vigjilent, duke punuar në bashkëpunim të ngushtë me organizatat e sigurisë lokale dhe ndërkombëtare.

Duhet shtuar se vrasja e një politikani serb në Kosovë është parë si mundësi shqetësuese për gjendjen në territorin e Kosovës por që  bëri bujë edhe në pothuajse çdo vend të botës, si vrasja politike në vend e bërë pas 15 vitesh që nuk kishte asnjë vrasje politike të tillë.

Rasti i vrasjes së Ivanoviq vazhdon të jetë nën hetime përderisa nuk ka ende asnjë të arrestuar që nga mëngjesi i së martës kur edhe ndodhi e gjithë ngjarja para zyrës së tij në veri të Mitrovicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat