Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëntë vjet më parë nga dita e sotme Trupat Mbrojtëse të Kosovës u transformuan në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
“Që prej atëherë, FSK ka treguar profesionalizëm dhe ka shënuar sukses të jashtëzakonshëm në Kosovë dhe misione ndërkombëtare”, ka thënë Hoxhaj.
“Në vitin 2018, transformimi i FSK-së në ushtri është çështje më rëndësi të madhe dhe shtyrja e mëtejme e saj do të ishte e pakuptimtë”, ka shtuar Hoxhaj.