Në rrjetet sociale janë duke qarkulluar disa fotografi të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai shfaqet duke drekuar me disa miq të tij.
Kujtojmë se ditë më parë, Haradinaj kishte deklaruar se s’ka para për kollare dhe ha bukë në makinë, por këto fotografi tregojnë të kundërtën.
Përveç kësaj, kryeministri i një prej shteteve më të varfra në Evropë – Kosovës, ishte vendosur në suitën e quajtur “Czar” prej 160 metrash katror. Në kohën e pushimeve të vitit të ri, çmimi i kësaj suite ishte fiks 40 mijë e 600 franga për shtatë ditë.
Haradinaj, së bashku me familjen është vendosur të martën e 25 dhjetorit rreth orës 12 në këtë hotel. Aty kanë qëndruar nëntë ditë.